Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Departamenti Financë Kontabilitet

DEPARTAMENTI FINANCË KONTABILITETIT

 

Departamenti Financë Kontabilitet është themeluar në vitin 2007, në të njëjtin vit me krijimin dhe ristrukturimin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ky departament është krijuar duke ruajtur vazhdimësinë e dy katedrave, të Financës dhe Kontabilitetit, që kanë ekzistuar deri në vitin 1994. Departamenti Financë Kontabilitet është organizuar në përputhje me Statutin e UBT, duke pësuar ndryshime sasiore dhe cilësore. Numri i stafit akademik sot është 17 pedagogë, të cilët janë të organizuar në dy grupe mësimore shkencore, Financë dhe Kontabilitet. Stafi i departamentit ka një nivel të lartë kualifikimi në kategoritë Profesor (47 %) dhe Doktor Shkencash (47 %). Programet që ofron departamenti sigurojnë zbatimin e standardeve të edukimit duke rritur mundësitë e bashkëpunimit në kuader të projekteve të BE-së, ERASMUS+ me qëllim rritjen e kapaciteve akademike dhe shkëmbimeve të studentëve me universitete të njohura jashtë vendit.

 

Departamenti Financë Kontabilitet ofron programe studime në tre nivele:

 

  • Programi i ciklit të parë të studimeve Bachelor në Financë-Kontabilitet

Objektivi kryesor i programit Bachelor në Financë  Kontabilitet synon t’u japë studentëve njohuritë bazë për formimin e tyre si specialistë kontabiliteti dhe finance të njësive ekonomike të vogla e të mesme, sektorit shtetëror si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme më të avancuara në fushat e financës dhe kontabilitetit.

 

  • Programi i ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave në Financë Kontabilitet

Objektivi kryesor i këtij programi studimi Master Financë Kontabilitet është pajisja e studentëve me njohuri të thelluara teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në fushën e financës dhe kontabilitetit me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të financierit, kontabilistit dhe audituesit etj.

 

  • Programi i ciklit të dytë të studimeve Master Profesional në dy drejtime, Financë-Bankë dhe Kontabilitet-Auditim

Objektivi kryesor i këtij programi Master Profesional Financë Kontabilitet synon t’u japë studentëve formim dhe trajnim të mirëfilltë profesional në fushën e financë-bankës dhe kontabilitetit-auditimit, për një karrierë të suksesshme në sektorin privat dhe publik.

 

  • Cikli i tretë i studimit në doktoraturë në Financë-Kontabilitet

Departamenti Financë Kontabilitet nga viti 2009 ofron ciklin e tretë të studimeve Doktoraturë në drejtimin “Financë Kontabilitet”. Objektivi kryesor është t’i inkurajojë doktorantët për analiza të thelluara në fushat e kërkimit shkencor si financws, kontabilitetit, auditimi, raportim financiar, etj, si edhe të nxisë kërkimet dhe studimet me karakter aplikativ në këto fushat.

 

Misioni

Misioni i Departamentit Financë Kontabilitet është përgatitja e specialisteve të kualifikuar në fushën e financës dhe kontabilitetit për sektorin publik, privat dhe atë jo-fitimprurëse, duke i pajisur me njohuri të thelluara teorike, praktike si edhe shkencore. Misioni do të përmbushet duke ofruar programe studimi në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë, si edhe duke realizuar aktivitete të vazhdueshme në kërkimin shkencor. Ky misioni është në përputhje të plotë me misionin, vizionin dhe planin strategjik të Universitetit Bujqësor të Tiranës, si edhe me prioritetet strategjike për zhvillim dhe integrim të Shqipërisë në BE.

 

Vizioni

Universitetit Bujqësor dhe Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, synon që Departamenti Financë Kontabilitetit të jetë ndër departamentet ekselent në edukim, kërkim shkencor, si edhe transferim të njohurive në fushën e financave dhe kontabilitetit, për tu përgjigjur nevojave gjithjë e në rritje të tregut të punës, të politikbërjes dhe të vendimmarrjes për një ekspertizë të tillë.