Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Departamenti Drejtim Agrobiznesi

Historiku

Departamenti “Drejtim Agrobiznesi” (DDA), është një  nga departamentet më të vjetra në FEA/UBT. Embrioni i DDA, mund të konsiderohet me të drejtë dega “Ekonomi Agrare”, në ish Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës (ILBT) në vitin akademik 1962-1963, në Fakultetin e Agronomisë,  kur u mundësua përgatitja për herë të parë e specialistëve të profilit “Ekonomist Plani” për bujqësinë. Ky drejtim studimi funksionoi për një periudhë gati 10 vjeçare, me rreth 25-30 studentë për çdo vit, të pëzgjedhur këta pas përfundimit të studimeve të kursit të parë në Fakultetin e Agronomisë.

 

Drejtimi i studimeve në “Ekonomi Agrare”, përbën natyrisht edhe bërthamën për organizimin e Fakultetit të Ekonomisë Agrare në vitin 1971, ku me Vendim të Këshillit të Ministrave, u thelemua ish Fakulteti i Ekonomisë Agrare, si Njësi Kryesore Bazë, në kuadër të ish ILBT. Katedra e “Organizimit të Ndërmarrjeve” sot Departamenti “Drejtim Agrobiznesi, në ish Fakultetin Ekonomise Agrare ishte njësia kryesore mësimore e këtij fakulteti.

Ish Fakulteti i Ekonomisë Agrare funksionoi si i tillë deri në vitin 1994, periudhë e cila përkon me fillimin e proçesit të ristrukturimit tërësor të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ky ristrukturim çoi në fuksionimin e Fakultetit të Ekonomisë Agrare në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë, me dy departamentet përkatëse: Departamenti “Drejtim i Fermave & Agrobiznesit”, sot Departamenti “Drejtim Agrobiznesi”, me dy seksione, Seksioni “Drejtim Marketing” & Seksioni “Financë Kontabilitet”, si dhe Departamenti “Ekonomi & Politikave Agrare”. Tashmë DDA është pjesë e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

 

Vizioni

DDA të jetë një Njësi Akademike Baze bashkëkohore ne fushën e studimit, kërkimit dhe transferimit të njohurive, për t’u bërë pjesë integrale e një bote, ku studentët e diplomuar në DDA të gjejnë veten e tyre dhe të kontribuojnë me dije e profesionalizëm në fushat e ekonomisë bujqësore, menaxhimit të ndërmarrjeve të agrobiznesit, marketingut, financëse e kontabilitetit, zhvillimit rural të integruar, politikave të zhvillimit të agrobiznesit etj, në dobi të integrimit Evropian te vendit.

 

 

Misioni:

DDA të mundësojë realizimin e edukimit shkencor dhe profesional të studentëve në fushat – vizion i DDA, në nivelin që u mundëson atyre përballimin me sukses të problemeve që lidhen me strategji të menaxhimit të inputeve dhe outputeve në bujqësi, menaxhimin e agrobiznesit, strategji të integrimit të fermerëve në tregje, politikat e manaxhimit të agrobiznesit etj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes të studentëve, stafit akademik në programe të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e ekonomisë & agrobiznesit, për të mundësuar, ndikim pozitiv në cilësinë e jetës së njerëzve, rritjen e të ardhurave dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre; ofrimin e më shumë mundësive, për shoqërinë, për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës; dhe për të dhënë kontribute të qenësishme në zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe inovacionin dhe rritjen e standardeve të demokracisë e qytetërimit të shoqërisë.

 

Përshkrim i DDA dhe programeve të studimit

Departamenti “Drejtim Agrobiznesi është një nga departamentet kyçe të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (FEA). Ky departament është i organizuar në tre GMK, si, GMK i Administrimit, GMK i Menaxhimit dhe GMK i Marketingut. Ai ka në përbërjen e tij 16 persona staf akademik, nga të cilët 4 Profesorë, 6 Prof. Assoc, 5 Doktorë dhe 1 Master i Shkencave. Në DDA vijojnë gjithashtu studimet një numër i konsiderueshëm studentësh në të gjitha ciklet e studimit. Fokusi i veprimtarisë së DDA mbështetet në tre kollona kryesore, Edukimi Universitar, Kërkimi Shkencor dhe Transferimi i Njohurime.

Në mbështetje të Misionit & Vizionit të DDA, aktualisht ka një adresim mjaft të mirë të problemeve të tre shtyllat e mesiperme. Ne kete kontekst, programet e studimeve në Dep. “Drejtim Agrobiznesi”, synojnë pajisjen e studentëve me njohuritë bazë, metodat dhe parimet shkencore të përgjithshme, si dhe formimin e shprehive të veçanta praktike në: fushën e drejtimit dhe menaxhimit të ndërmarrjeve të agrobiznesit, marketingut të produkteve agroushqimore, menaxhimit të burimeve njerëzore, administrimin dhe menaxhimin e organizatave në sektorin publik. Ky departament ofron programe në të gjitha ciklet e studimit, Bachelor, Master Profesional dhe Shkencor si edhe në Doktoraturë.

 

STUDIMET E CIKLIT TË PARË_BACHELOR – Program i Akredituar

Programet e studimeve të ciklit të parë, synojnë pajisjen e studenteve me njohuritë bazë, mbi metodat dhe parimet shkencore të përgjithshme, si dhe formimin e shprehive të veçanta praktike në fushën e menaxhimit të agrobiznesit, marketingut të produkteve bujqësore si edhe në atë të menaxhimit të burimeve njerëzore në sipërmarrjet dhe bizneset  ku do të punësohen. Programet e studimeve të ciklit të pare realizohen me 180 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja e tyre është 3 (tre) vite akademike. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të pare lëshohet diplomë universitare “Bachelor”në “Menaxhim Agrobiznesi”.

 

 

STUDIMET E CIKLIT TË DYTË_MSH&MP

  1. Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master iShkencave” – Program i Akredituar

Programi i studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” i pajis të diplomuarit që zotërojnë diplomë universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor te pavarur në fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve të biznesit në përgjithësi. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30 kredite pë rprojektin kërkimor (mikrotezën) dhe kohëzgjatje normale e tyre është 2 vitea kademike. Për tu pranuar në këtë cikël studimi në departamentin “DrejtimAgrobiznesi”, studentët duhet të kenë dhënë edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Në përfundim të këtij programi  të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master iShkencave” në “MenaxhimAgrobiznesi”, profili: “Administrim i Ndërmarrjeve”

 

  1. Programet e studimeve “Master Profesional”- Program i Akredituar

Programii ciklit të dytë të studimit “Master profesional” u ofron të diplomuarve, me një diplomë universitare “Bachelor”, arsimim, edukim dhe trajnim të mirëfilltë profesional. Programi I studimit “Master Profesional” realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike. Në përfundim të këtij cikli studimesh lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” në “Menaxhimi I Ndërmarrjeve”, profili: “Menaxhimi I Ndërmarrjeve të Agrobiznesit”.

 

STUDIMET E CIKLIT TË TRETË_ DOKTORATURË

Programet e studimeve të doktorates janë programe të studimeve të ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese. Në studimet e doktoratës në departamentin “Drejtim Agrobiznesi” pranohen kandidatë që kanë fituar diplomë universitare “Master i Shkencave” dhe që plotësojnë kritere të tjera të përcaktuara ne Rregulloren e Studimeve të Doktoratës të Universitetit BujqësortëTiranës si edhe të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ky program studimi zgjat të paktën 3 vite akademike. Në përfundim të programit të studimeve të doktoratës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor”.