Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Dekani FSHP

Dekani Prof. Dr. Leonidha Peri

Prof. Asoc. Dr. Leonidha PERI

leonidha.peri@ubt.edu.al

Google Site L.Peri

Prof. Asoc. Leonidha Peri ështe diplomuar si “Inxhinier Pyjesh” në vitin 1991 nga Fakulteti i Shkencave Pyjore të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Pas një periudhe pune 2 (dy) vjeçare si inxhinier pyjesh në Ndërmarrjen e Përpunim Drurit Mirditë, në vitin 1993 u bë pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Pyjore.

Nga 1994 deri 1998 ka kryer studime pasniversitare dhe një specializim afatgjatë në Ekonomi dhe Politikë Pyjore pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe Ekologjisë së Pyllit, të Universitetit Georg-August të Goettingenit në Gjermani.

Fusha e tij e ekspertizës përfshin ekonominë dhe vlerësimin në pyje, ekonominë e burimeve natyrore, analizën e politikave pyjore si dhe marketingun e produkteve drusore dhe ka drejtuar Grupit mësimor-Kërkimor “Ekonomia dhe Politika Pyjore” për shumë vite.

Prof. Peri është staf akademik i Fakultetit të Shkencave Pyjore që prej viti 1993 dhe mbulon fushat e mësipërme të ekspertizës që prej vitit 1998. Ka mbrojtur doktoraturën në fushën e tregjeve të produkteve drusore në 2008 dhe mban titullin Prof. Asoc. prej vitit 2013.

Ka përfaqësuar FSHP-në në disa projekte të financuara nga programet e Bashkimit Europian (Tempus-Erasmus+/IPA) dhe në shumë projekte të tjera kombëtare dhe rajonale të financuara nga donatorë ndërkombëtare.

Prof. Peri është autor i më shumë se 32 artikujve shkencore dhe shumë prezantimeve në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ai zotëron shumë mire gjuhën angleze dhe gjermane dhe mund të komunikojë dhe në gjuhën italiane dhe frënge.

Prof. Peri është Dekan i FSHP-së që prej vitit 2016 dhe aktualisht në mandatin e tij të dytë.

 

Shiko profilin e plotë