Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Dekani FEA

Prof. Dr. Remzi Keco
E-mail: rkeco@ubt.edu.al
Google Site R.Keco

 

 

 

 

 

 

 

 

Është pedagog në Departamentin e Drejtimit të Agrobiznesit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe ka një eksperiencë akademike prej 16 vitesh.
Prej vitit 2009 mban gradën “Doktor i Shkencave”, i specializuar në fushën e Drejtimit Strategjik të Ndërmarrjeve. Është koordinator në modulet e Administrimit dhe Menaxhimit Publik si edhe Menaxhimit të Projekteve. Ka një eksperience prej 4 vitesh në drejtimin e Degës së Zhvillimit të Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional të UBT-së, 4 vjet si përgjegjës i GMK-së të drejtimit, 4 vjet si Zëvendës Rektor për mësimin i UBT. Ka një eksperiencë të suksesshme si drejtor ekzekutiv dhe konsulent i jashtëm në disa kompani private të njohura në vend. Ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh në Greqi, Gjermani, Maltë dhe SHBA. Ka qenë i përfshirë aktivisht në rolin e koordinatorit /team member si edhe ekspert nacional në shumë projekte me financim kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autor tekstesh mësimore/monografi si edhe i një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.