Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Dekani FBU

Prof. Dr. Kapllan Sulaj

Prof. Dr. Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, UBT. Ai është Doktor i Shkencave që prej vitin 2001 dhe ka fituar titujt akademik “Profesor i Asociuar” në vitin 2008 dhe “Profesor në vitin 2012”.  Gjatë karrierës së tij kërkuese, akademik dhe drejtuese ka kryer një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh dhe në vendet e zhvilluara si: SHBA, Gjermani, Itali, Francë, Danimark, Angli, etj. Ai shtë mbështetur për studime postdoktorature në fushën e kontrollit dhe inspektimit të ushqimeve ë nga bursat e CDG-Gjermani. Në kuadër të programit Fulbright të Departamentit të Shtetit, USA ka fituar bursën për kërkime në SHBA dhe më është mbështetur nga Programi Cochran, USDA për kualifikimin në implementimin e Sistemit HACCP në thertoret dhe stabilimentet e mishit të gjedhit dhe shpendëve. Eksperienca shumëvjeçare në fushën e mësimdhënies e ka filluar që prej 2002 dhe vazhdon ta ushtrojë këtë profesion. Për një periudhë të gjatë ka punuar në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë duke mbajtur pozicione të ndryshme që nga kërkues shkencor, Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit Mikrobiolgjik të Ushqimeve dhe Përgjegjës i Departamentit të Toksikologjisë dhe Kontrollit të Ushqimeve. Ai ka punuar në Ministrinë e Bujësisë dhe Ushqimit duke mbajtur pozicionin e Drejtorit të Shëndetit të Kafshëve dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe ka përfaqësuar Shqipërinë si Delgat në OIE.

Në vitin 2010, ai është bërë pjesë e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit dhe për një periudhë katër vjeçare ka mbajtur pozicionin e Zvenësdekanit për Mësimin dhe Zhvillimin e Kurrikulave në Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Për katër vite ka drejtuar Zyrën e Marrëdhënieve me Biznesin në UBT. Gjatë aktivitetit të tij profesional ka realizuar një numër të madh studimesh të cilat janë realizuar në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare. Në aktivitetin botues numërohen një numër i madh artikuj shkencor të botuar brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare me një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë me faktorë impakti. Ai ka marrë pjesë në shumë projekte me impakt të rëndësishëm në fushën e ushqimit, kontrollit dhe inspektimit të ushqimeve, mbetjeve në ushqime, shëndetit të kafshëve, cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Është udhëheqës i disa disertacioneve të studimeve të doktoraturave dhe një numri madh mikrotezash të ciklit të dytë të studimeve. Aktiviteti i tij spikat edhe në asitencën dhe konsulencë në fushën e sigurisë ushqimore. Zotëron gjuhë e huaja: anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Fushat e kërkimit janë: mbetjet në ushqime, identifikimi i mikroorganizmat patogjen# në ushqime, kontrolli dhe inspektimi i ushqimeve. Është titullar i moduleve: Toksikologjia Ushqimore, Kontrolli i Ushqimeve në Zinxhirin e Prodhimit, Teknologjia e përpunimit të Mishi dhe Sëmundjet me Origjinë Ushqimore.