Zyra e Studimeve dhe Studentëve
Zyra e Studimeve dhe Studentëve (ZSS) është njësia e cila ofron të gjitha shërbimet nga regjistrimi fillestar i studentëve në Universitet deri në mbylljen e karrierës studentore. ZSS-ja përbëhet nga Specialistet e mësimit, Specialistet e Sistemit si dhe Specialistet e Sportelit dhe informimit ndaj studentëve.
Gjithashtu pjesë e ZSS është edhe Zyra e Statistikave e cila ofron të gjithë treguesit statistikorë dhe raportet statistikore në lidhje me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës sipas Fakulteteve përkatëse.
Shërbimet që ofron ZSS
- Informimin dhe orientimin e vazhdueshëm të studentëve
- regjistrimit të studentëve fitues në programin Bachelor sipas udhëzimeve të MASR
- regjistrimeve të studentëve për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve Master Shkencor dhe Master Profesional, Master Ekzekutiv dhe Doktoraturë.
- përgatitjen dhe ndarjen e studentëve në grupe mësimore sipas kurseve perkatese
- Plotësimi në kohë i proçesverbaleve të provimit dhe riprovimeve dhe dorëzimi me firmat e nevojshme te sekretaret e departamenteve/specialisteve si dhe te ZKS sipas fakulteteve
- regjistrimin e vlerësimeve të frekuentimit dhe notave të studentëve
- Pasqyrimi i rezultateve të ekuivalentimit të lëndëve dhe administrimi i dokumentacionit, sipas vendimeve të komisionit të ekuivalentimit
- pajisjen e studentëve me dokumentet e nevojshme (librezë studentore, user dhe akses në sistemin
- vërtetime studenti ,lista notash, suplemente, programe studimi etj
- Përgatitja e listave të notave dhe diplomave për studentët që kanë përfunduar studimet.
- Regjistrimin dhe dhënien e kredincialeve (Username, Passëord) e studentëve fitues në sistem për ciklin e studimeve Bachelor, aktivizimin e librezave të studentëve në sistem për vitin përkatës.
- Regjistrimin në sistem të studentëve përsëritës që kanë fituar statusin si student të rregullt, ose studentët që kanë rifilluar studimet të trajtuar me vendim Rektorati /Dekanati.
- Shtimi i lëndëve me zgjedhje në librezën e studentit dhe regjistrimi në grafikun përkatës të provimeve
- Gjeneralitetet dhe të dhënat e proçesit mësimor si: notat, frekuentimet (orët në laboratorë, leksione dhe seminare), provime, stazhe, karrierën dhe punësimin
- Regjistrimi online nga studenti si dhe prenotimin e provimeve për sezonet plotesuese dhe në vjeshte
- Krijimi i grafikëve të provimeve sipas sezoneve si dhe ndërlidhja mes datës së provimit, komisionit të provimit dhe modulit përkatës. Krijimi i sezonit të diplomave, datave të provimit dhe tezës së diplomave si dhe regjistrimi i studentëve dhe proçedurave të përgatitjes për provim formimi (temë apo diplomë).
- Përllogaritja e krediteve të fituara nga studentët dhe kalimi në vitin pasardhës.
- Pranimin e kërkesave të studentëve (vërtetime si student, listës së pjesshme të notave, lista notash, vërtetime diplomimi, diplomës suplement, programeve të studimit etj) në përputhje me shërbimet e ofruara nga ZSS-ja.
- Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit studentëve sipas afateve të percaktuara
- diplomimin e studentëve etj..
Specialistet e Sportelit dhe Shërbimit të informimit të Studentëve ofrojnë dhe administrojnë
- Informimin e studentëve për shërbimet dhe dokumentacionin e ofruar nga ZSS.
- Pranimin e kërkesave të studentëve (vërtetime si student, listës së pjesshme të notave, lista notash, vërtetime diplomimi, diplomës suplement, programeve të studimit etj.) në përputhje me shërbimet e ofruara nga ZSS-ja.
- Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit studentëve sipas afateve të përcaktuara.
- Ofrimi i shërbimeve për studentet, stafin akademik në sistemin Esse3.
- Akomodimi i ZSS-së në ambientet e reja të godinës FEA, përqendrimi i të gjitha shërbimeve në lidhje me studentët në një njësi të vetme dhe autonome nga Fakultetet ka sjellë përmirësimin si dhe rritjen e perfomancës së shërbimeve ndaj studentëve.