Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Sektori i Promovimit Akademik

Rreth Nesh
Njoftime

Sektori i Promovimit Akademik

Përgjegjësi i Sektorit të Promovimit Akademik emërohet nga Rektori i UBT-së. Detyrat kryesore janë:

  • Bashkëpunon me Drejtorin e Drejtorisë dhe nën drejtimin e tij, si dhe me përgjegjësit e tjerë të sektorëve në realizimin e objektivave dhe të detyrave prioritare të sektorit, lidhur me procesin e fitimit të titujve akademikë, të personelit brenda dhe jashtë UBT-së (Profesor i asociuar, Profesor, Professor emeritus, Dr. Honoris causa, etj.);
  • Përgatit shkresat përcjellëse lidhur me gradat dhe titujt akademikë;
  • Bashkëpunon dhe ndihmon në përgatitjen dhe administrimin e bazës së të dhënave dhe statistikave përkatëse lidhur me kualifikimin pasuniversitar, për marrjen e gradës shkencore “Doktor”, si dhe të titujve akademikë “Profesor”, “Profesor i asociuar”, “Professor emeritus”, “Dr. Honoris causa”, etj.;
  • Harton dhe administron regjistrat themeltarë të kualifikimit shkencor, administron dokumentacionin e kualifikimit shkencor;
  • Redakton periodikët, si dhe materialet e tjera shkencore dhe divulgative;
  • Informon punonjësit akademikë dhe të gjithë të interesuarit e tjerë lidhur me procedurat e kërkimit, kooperimit dhe kualifikimit shkencor në UBT.

 

Përgjegjëse sektori – MSc. Almaida Ramaj

Përgjegjëse sektori: MSc. Almaida Ramaj
alma.karasani@yahoo.com