Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Sektori i Programeve ERASMUS dhe Mobiliteteve – Detyrat Kryesore të Zyrës

Rreth Nesh
Detyrat kryesore të zyrës
Projektet Erasmus+
Njoftime

Sektori i Programeve ERASMUS dhe Mobiliteteve – Detyrat Kryesore të Zyrës

 

Zyra Erasmus është një strukturë e ngritur rishtazi në UBT dhe shërben si një urë lidhëse midis institucionit tonë dhe zyrave simotra të institucioneve partnere. Qasja që UBT dhe kjo zyrë ka drejt ndërkombëtarizimit institucional përfaqëson një përpjekje për të përmbushur më së miri moton e Erasmusit:

Enriching lives, opening minds”.

 

Përgjegjësitë kryesore të zyrës Erasmus:

 

  • Koordinon dhe shpërndan njoftimet që vijnë nga Zyra Kombëtare Erasmus.
  • Orienton, ndërmjetëson dhe kontrollon dokumentacionin zyrtar për shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale midis universiteteve nga vendet e BE-së dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës që mbështeten nga Programi Erasmus+ dhe komponenti Key Action 1.
  • Zyra Erasmus këshillon dhe ndërmjetëson marrëveshjet ndërinstitucionale për fillimin e një projekti.
  • Shpall thirrjet për aplikime për studentët dhe stafin në web-in e universitetit në bazë të numrit dhe drejtimit të studimeve të paracaktuara në marrëveshjen e projektit Erasmus+.
  • Mbledh aplikimet (nëse nuk parashikohet ndryshe nga partneri Evropian (rasti i aplikimeve `online based´ për studentët dhe stafin). Pas përfundimit të afatit të aplikimeve bën përzgjedhjen e kandidatëve në përputhje me kuotat e përcaktuara në projekt.
  • Thërret komisionin dhe ndjek procedurat e përzgjedhjes në përputhje më marrëveshjen përkatëse.
  • Përpilon listën me kandidatët e përzgjedhur dhe dërgon shkresën zyrtare në universitetin pritës të shoqëruar me dokumentacionin përkatës në përputhje me marrëveshjen.
  • Koordinon në bashkëpunim me drejtuesit e projekteve detajet e aktivitetit të studentëve dhe stafeve akademike që vijnë nga Universitet Evropiane drejt UBT-së.
  • Regjistron shkëmbimet e studentëve dhe stafit.

 

Zyra Erasmus UBT ju uron suksese!

Kontakt

Dr. Esmeralda Sherko
E-mail: esherko@ubt.edu.al / esotiri@ubt.edu.al