Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Sektori i Programeve dhe Kurrikulave – Detyrat Kryesore të Zyrës

Rreth Nesh
Detyrat kryesore të zyrës
Programet e Studimit
Kuotat sipas cikleve të studimit
Njoftime

Sektori i Programeve dhe Kurrikulave – Detyrat Kryesore të Zyrës

Sektori i Programeve dhe Kurrikulave ndjek me përgjegjësi problemet që lidhen me mësimin dhe merret me përgatitjen e programeve të reja të studimit për të gjitha ciklet e studimit, si dhe realizon rishikimin periodik të programeve ekzistuese që ofrohen në UBT, më konkretisht:

 

  1. Kontrollon mbarëvajtjen e procesit mësimor si edhe të provimeve gjatë vitit në të gjitha njësitë e UBT, duke u bazuar në dokumentacionin bazë të rregullimit të organizimit, veprimtarisë dhe zhvillimit të procesit mësimor në Universitet.
  2. Kontrollon hartimin e programeve dhe planeve mësimore të disiplinave mësimore si edhe harmonizimin e tyre.
  3. Mbledh programet e lëndëve të ofruara në secilin cikël studimi, pas miratimit të tyre nga autoriteti përkatës, verifikon respektimin e formatit dhe parimeve të përcaktuara për hartimin e tyre dhe raporton për gjendjen tek Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë (DVBSC).
  4. Administron dokumentacionin e punës mësimore.
  5. Siguron përputhshmërinë e kurrikulave me kërkesat e Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  6. Kontrollon  ecurinë  e  zbatimin  e  kurrikulave  gjatë  vitit  akademik,  sipas cikleve të studimit.
  7. Ndjek  e  kontrollon  zbatimin  në  praktikë  të  planeve  dhe  programeve mësimore të miratuara, evidenton mangësitë duke i sugjeruar organit epror masa konkrete për përmirësim dhe ndryshim eventual.

 

  1. Vlerëson  propozimet  e  Fakulteteve  për  hapjen  e  programeve  të  reja  të studimit, ndryshimin ose riorganizimin e programeve ekzistuese dhe përgatit një raport vlerësimi.
  2. Mbështet Sektorin e Sigurimit të Cilësisë dhe Vlerësimit Institucional në rastet e përgatitjes së raporteve për vlerësime të programeve të studimit, si për qëllim akreditimi, ashtu edhe për rastet e hapjes së programeve të reja, gjithmonë brenda kompetencës së saj, për çështje të mësimit dhe kurrikulave.
  3. Në disa raste mund të kërkojë edhe mendimin e ekspertëve, sipas fushës dhe problematikës, në përgatitjen e materialeve të kërkuara, ose të raporteve të vlerësimit.
  4. Miraton informacionin për plotësimin e faqes zyrtare të UBT dhe ja siguron këtë informacion sektorit të IT.
  5. Monitoron në sistemin e UBT modulet për secilin program sipas planeve mësimore të miratuara.
  6. Monitoron pedagogët përgjegjës për modulet, si dhe aktivitete të caktuara për një kategori user-ash në Sistemin e UBT.

Kontakt

Prof. As. Dr. Etleva Jojic
E-mail: ejojic@ubt.edu.al