Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë – Rreth Nesh

Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë – Rreth Nesh

 

Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë (DVBSC) është pjesë përbërëse e strukturës organizative të UBT dhe funksionon si njësi ndihmëse e rektoratit. Drejtoria varet nga Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ka lidhje të drejtpërdrejta me Zëvendës-rektorin për problemet e mësimit.

Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë (DVBSC) ndjek problemet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me procesin mësimor në UBT, me të gjitha procedurat, aktivitetet dhe dokumentat për vlerësimin e programeve të studimit në nivel institucioni, kontrollin dhe harmonizimin e dokumenteve administrative që rregullojnë zhvillimin normal të procesit mësimor në nivel fakulteti me dokumentet e këtij lloji në nivel universiteti, si edhe vleresimin e brendshëm në lidhje me akreditimin institucional dhe të programeve mësimore dhe sigurimit të cilësisë së tyre.

Kontakt

Drejtori: Prof. Dr. Ardian Maci
E-mail: amaci@ubt.edu.al