Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Drejtoria e Shkencës dhe Promovimit Akademik

Rreth Nesh
Organigrama
Rregulloret
Karta Europiane për kërkuesit Shkencor
Kodi i Etikës në kërkimin Shkencor
Prioritetet e Kërkimit Shkencor
Konferencat Shkencore në UBT
AJAS
Informohu

Drejtoria e Shkencës dhe Promovimit Akademik

Drejtoria e Shkencës dhe Promovimit Akademik realizon koordinimin e kërkimit shkencor në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe me institucione të tjera shkencore vendase dhe të huaja; bashkëpunon me fakultetet duke përcaktuar së bashku politikat e zhvillimit të veprimtarisë kërkimore – shkencore dhe fushat prioritare të kërkimit shkencor në përputhje me nevojat e zhvillimit të vendit; realizon publikimin e periodikëve shkencorë dhe dokumentave të tjera shkencore; siguron integrimin e kërkimit shkencor me mësimin si dhe promovimin akademik.

Drejtori i Drejtorisë emërohet nga Rektori i Universitetit dhe përgjigjet përpara tij. Detyrat kryesore të tij janë:

  • Bashkëpunon me Rektoratin dhe fakultetet në orientimin e politikave të zhvillimit të veprimtarisë kërkimore – shkencore;
  • Koordinon aktivitetet, që kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit shkencor brenda njësive të UBT-së, dhe të vetë UBT-së me institucione analoge brenda dhe jashtë vendit;
  • Përcakton prioritetet e veprimtarisë së drejtorisë dhe sektorëve brenda saj si dhe organizon dhe koordinon veprimtarinë e sektorëve të drejtorisë;
  • Drejton punën për hartimin e dokumentave të rëndësishëm në funksion të organizimit, administrimit dhe dokumentimit të kërkimit shkencor dhe kualifikimit të personelit të UBT-së;
  • Inkurajon partneritetin midis institucionit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte me synim përfshirjen e stafit akademik, kërkuesve të rinj dhe studentëve të UBT-së në projekte për zhvillim kapacitetesh, kërkime shkencore, studime të orientuara dhe iniciativa të tjera që lidhen ngushtë me arsimin e lartë;
  • Drejton punën dhe bashkëpunon me sektorin përkatës për publikimin e periodikëve shkencorë të UBT-së dhe organizon bashkëpunimin e degës në publikimin e dokumentave të tjera shkencore ose divulgative.

Kontakt

Drejtori: Prof.Dr. Ferdi Brahushi
E-mail: fbrahushi@ubt.edu.al