Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit – Rreth Nesh

Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit – Rreth Nesh

 

Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit është ngritur në vitin 2019, si pasardhëse e Zyrës së Projekteve pranë Rektoratit të UBT. Qëllimi i ngritjes së kësaj Drejtorie është fuqizimi i përfshirje së Stafit dhe studentëve të UBT në një numër sa më të madh projektesh kombëtare e ndërkombëtare. Drejtoria, ndër të tjera ka për detyrë të ndihmojë në përhapjen e informacionit, në plotësimin dokumenteve, përgatitjen e projekteve për pedagogët dhe studentët.

Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit është organizuar në shtatë zyra secila përgjegjëse për një ose disa programe të veçanta.

 

Misioni – Rritja e pjesëmarrjes në projekte kërkimore didaktike dhe zhvillimore si dhe studime strategjike në fushat që UBT mbulon, nëpërmjet përmirësimit të kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore, rritjes së interesit të stafit për pjesëmarrje në projekte dhe lehtësimit të procedurave të aplikimit dhe zbatimit të projekteve.

Vizioni – Universiteti Bujqësor i Tiranës është një partner prestigjioz në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare për hartimin, menaxhimin dhe zbatimin e projekteve kërkimore, zhvillimore dhe studimeve në fushat që mbulon.

Kontakt

Drejtori: Prof.Dr. Evan Rroço
E-mail: erroco@ubt.edu.al
Specialiste: Klea Nikolla
E-mail: knikolla@ubt.edu.al