Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Drejtoria e Marrëdhënieve Institucionale

Drejtoria e Marrëdhënieve Institucionale

 

 

Universiteti Bujqësor i Tiranës me një eksperiencë 70 vjeçare ka një bashkëpunim të gjerë me mjaft partnerë ndërkombëtarë. Ky institucion bashkëpunon ngushtë me një sërë institucionesh të tjera kërkimore në Shqipëri dhe jashtë saj. Universiteti Bujqesor i Tiranes ka pritur per nje periudhe 6 vjeçare rredh 64 profesore te huaj nga 15 Universitete dhe 26 studente nga 8 universitete europiane duke qene mjaft aktiv në një sërë rrjetesh bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë dhe me mjaft programe masteri dhe doktorature në gjuhen shqipe dhe angleze. Po kështu rreth 146 anetarë të stafit akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë shkuar në universitetet eurpiane për mësimdhënie gjatë një periudhe 6 vjeçare, ndërsa 273 studentë kanë qëndruar të paktën për 1 semestër në 8 universitete Europiane. Këto janë disa nga tiparet kryesore të orientimit ndërkombëtar të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Zyra e Marrëdhënive me Jashtë si pjes e kesaj drejtorie ofron shërbime këshillimi dhe mbështetje për shkencëtarët lokal dhë ndërkombëtarë dhe studentët, stafin e Universitetit si dhe mundësi të mëdha për shëkmbim kultural. Ekipi i kësaj zyre këshillon dhe ofron informacion për krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit në kuadër të projekteve të ndryshme dhe synon zgjerimin e marrëdhënieve ndërkombëtare duke siguruar mbështetje të gjerë për implementimin e tyre. Kjo përfshin menaxhimin dhe zgjerimin e bashëkpunimit ndërkombëtar në nivel universitar si dhe promovimin e mundësive të shkëmbimeve. Këto përpjekie pasqyrohen në numrin e projekteve dhe në kordinimin e fondeve të projekteve me BE apo organizam të tjerë. Po kështu kjo zyre përpiqet për të rritur vizibilitetin e UBT në vend dhe jashtë vendit.

Kontakt

Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve Institucionale
Prof.Dr. Elvin Toromani

Tel: 0699198055

E-mail: etoromani@ubt.edu.al


Informacione
Data and Figures
Njihuni me Tiranë-n