Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Dokumentacioni i nevojshëm për hapjen e programeve të reja

Dokumentacioni i nevojshëm për hapjen e programeve të reja

 

Hapja e programeve të reja të studimit me karakter profesional, te ciklit te parë, dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit lartë

Shërbimi elektronik “Hapja e programeve të reja të studimit me karakter profesional, te ciklit te parë, dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit lartë” u vjen në ndihmë subjekteve/IAL-ve, të cilët aplikojnë për hapjen ose riorganizimin e programeve të studimit. Aplikimi për hapjen ose riorganizimin e programeve të studimit bëhet online përmes platformës e-Albania, nëpërmjet formularit të aplikimit. Subjekti juridik vendas ose i huaj aplikon në e-Albania, duke plotësuar formularin e aplikimit për hapjen e institucionit të arsimit të lartë, brenda datës 30 shtator për vitin akademik pasardhës.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:

 

  1. Dokumenta të përgjithshme

 – propozimin e njësisë bazë ku do të ofrohet programi i studimit;

– vendimin e Senatit Akademik dhe Bordit të Administrimit, që miraton hapjen e programit/eve të studimit. Në rast se propozimi vjen nga një institucion publik i arsimit të lartë dhe kërkon financim nga buxheti i shtetit depozitohet miratimi paraprak i Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL);

– mandat pagesën për tarifën që paguhet për vlerësimin nga ekspertët e programit të studimit, sipas përcaktimeve në VKM nr. 109/2017, të ndryshuar;

– listën e plotë emërore të personelit akademik me kohë të plotë dhe të pjesshme për programin e studimit, ngarkesën mësimore dhe formën e punësimit, si dhe titullin akademik dhe gradën shkencore përkatëse.

 

  1. Dosja e Personelit

– kontratat e punës me personelin e planifikuar për t’u angazhuar me kohë të plotë në rast të hapjes së programit, ose vërtetim nga rektori mbi kategorinë e personelit akademik, dhe kohëzgjatjen e kontratës me ose pa afat të caktuar;

– dëshmitë që vërtetojnë shkollimin e kualifikimet, titujt dhe gradat (fotokopje);

– letrën e angazhimit të çdo anëtari të personelit akademik të planifikuar për t’u angazhuar me kohë të pjesshme;

– lejen e punëdhënësit kryesor për anëtarët e personelit akademik me kohë të pjesshme;

– me përjashtim të personelit akademik nga një IAL e huaj, në rastin e hapjes së një programi studimi në gjuhë të huaj, personeli akademik duhet të ketë fituar së paku një diplomë të një programi studimi në një nga ciklet e studimeve universitare të kryer në gjuhën në të cilën do të zhvillohet programi i studimit, ose të zotërojë dëshmi për nivelin C1 të njohjes së gjuhës respektive në të cilën do të ofrohet programi, vërtetuar përmes testeve ndërkombëtare, të cilat ndodhen në listën e miratuar nga MASR-ja për pranimet në ciklin e dytë dhe të tretë.

 

  1. Opsionale vetëm në rast të ndryshimeve në infrastrukturë. Në rast se IAL-ja parashikon zgjerim të infrastrukturës ekzistuese në dispozicion të programeve, të depozitohet:

– relacioni i verifikimit të godinës së re, i përpiluar nga një person juridik apo fizik i licencuar nga organi kompetent shtetëror, sipas kuadrit ligjor në fuqi (shoqëruar me kopjen e njësuar me origjinalin të licencës së këtij të fundit).

– planimetria dhe plan vendosja e godinës/pjesës së re të institucionit, leja e shfrytëzimit të godinës, së bashku me bazën materiale dhe didaktike.

– akti i posedimit të godinës apo kontrata e qirasë me afat së paku 3-vjeçar, e shoqëruar me vërtetimin e pronësisë së qiradhënësit.

 

  1. Dokumentacioni mbi programet e studimit, të plotësuar në të gjitha elementet e tij, në zbatim të vendimit nr.41, datë 24.1.2018 të Këshillit të Ministrave “Për elementet e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar,:

– rregullore e programit të studimit;

– plani mësimor për çdo program studimi;

– programet e lëndëve (syllabuset) të nënshkruara nga titullarët/pedagogët e tyre (për programet profesional

 

  1. (Opsionale vetëm për programe të përbashkëta studimi) Në rast bashkëpunimi me një institucion tjetër vendas ose të huaj të arsimit të lartë për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit, së bashku me dokumentacionin e mësipërm, kërkohet depozitimi në gjuhë shqipe, i përkthyer dhe noterizuar edhe i dokumenteve si më poshtë:

– Akti i akreditimit të institucionit partner ose të programit të studimit.

– Dokumenti zyrtar i bashkëpunimit (marrëveshje kuadër), ku parashikohet ofrimi i programeve të përbashkëta të studimit.

– Marrëveshja specifike për programin konkret të studimit ku të parashikohen modalitetet e ofrimit të tij, si autorësia dhe pronësia e syllabuseve të depozituara, gjuha dhe metoda e mësimit dhe provimeve, shkëmbimi i stafit pedagogjik, etj. Kjo marrëveshje mund të jetë edhe në formën e rregullores së përbashkët mësimore.

– Lloji dhe modeli i diplomës (e dyfishtë, e shumëfishtë, e përbashkët),i miratuar nga IAL-të.

Kontakt

Drejtori: Prof. Dr. Ardian Maci
E-mail: amaci@ubt.edu.al