Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Kërkimi dhe Projektet

Projekte Kërkimi
Erasmus+
Projekte të tjera

Projektet Erasmus+

Projektet Erasmus+ financohen nga Komisioni Evropian dhe mbështesin mësimdhënien, trajnimin dhe sportet në Evropë. Nëpërmjet këtyre projekteve bëhet e mundur lëvizja e studentëve dhe stafit akademik në universitete partnere në Evropë për një periudhë deri në një semestër. Studentët mund të shkojnë në një universitet jashtë vendit për të vazhduar studimet për një semestër, për të kryet praktikën mësimore, apo edhe për të hartuar temën e diplomës master. Universiteti Bujqësor merr pjesë në një numër të madh projektesh Erasmus + ku janë të përfshirë mjaft universitete në Itali, Gjermani, Poloni Turqi etj. Për më tepër informacion mund ti drejtoheni Dr. Esmeralda Sotiri Përgjegjëse e zyrës së projekteve Erasmus+ ose mund të konsultoni faqen e internetit https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/node_en

 

Projektet COST

Projektet COST janë projekte të financuara nga Komisioni Evropian dhe kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit të kërkuesve në vende të ndryshëm. Nëpërmjet financimit të këtyre projekteve synohet lidhje më e mirë e kërkuesve që punojnë në fusha të ngjashme, por edhe në fusha të ndryshme në rrjete ku ato mund të komunikojnë dhe rrisin efektivitetin e kërkimit. Në këto projekte financohet pjesëmarrja në rrjet (network), pjesëmarrja në konferenca, kurse të shkurtra specializimi apo kurse kualifikimi me pjesëmarrjen e shumë kërkuesve, si dhe aktivitete të tjera të rrjetit (network-ut) të krijuar. Projektet kanë një gjatësi kohore deri në katër vjet.

Më shumë inforamcion gjeni në faqen e internetit https://www.cost.eu/

 

Projektet INTERREG

Projektet INTERREG financohen nga Komisioni Evropian dhe ndihmojnë qeverisjen kombëtare dhe lokale në Evropë për të zhvilluar dhe zbatuar politika më të drejta. Këto projekt synojnë të krijojnë mundësi për shkëmbim zgjidhjesh dhe mësimesh politike Qëllimi i projekteve është të bëjmë të mundur që investimet e qeverive, inovacioni dhe përpjekjet e zbatimit të tyre të integrohen në një ndikim të qëndrueshëm pozitiv në popullsinë. Projektet Interreg mbështesin bashkëpunimin ndër-rajonal duke financuar projekte studimi me përfitim dy ose më shumë palësh. Për më tepër informacion mund ti drejtoheni Dr. Erdoa Docaj Përgjegjëse e zyrës së projekteve INTERREG ose mund të konsultoni faqen e internetit https://www.interregeurope.eu/projects/

 

Projektet IPA

Projektet IPA (Instrument for Pre-Accession Assistance) financohen nga Komisioni Evropian dhe synojnë të ndihmojnë vendet kandidate dhe vendet e mundshme si kandidate të Bashkimit Evropian në plotësimin e kushteve për pranimin në këtë organizatë. Këto projekte sidomos  nëpërmjet projekteve IPARD (EU pre-accession assistance for rural development) financojnë studime në fushën e zhvillimit rural. Për më tepër informacion mund ti drejtoheni Prof. Hajri Haska Përgjegjës i zyrës së projekteve IPA ose mund të konsultoni faqen e internetit https://ec.europa.eu/regional_policy/en/funding/ipa/

 

Projektet CEEPUS

Projektet CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies) janë projekte financohen nga Komisioni Evropian dhe kanë për qëllim mbështetjen e studentëve dhe pedagogëve të universiteteve të Evropës Qendrore. Këto projekte ofrojnë bursa financimi për mobilitete afat shkurtër dhe afatgjatë. Studentët mund të aplikojnë për bursa studimi nga një deri në dhjetë muaj, ndërsa pedagogët për mobilitete afat shkurtra. Për të marrë pjesë në projekt duhet të krijohen rrjete universitetesh. Universiteti Bujqësor i Tiranës është përfshirë në një numër të madh projektesh CEEPUS. Për më tepër informacion mund ti drejtoheni zotit Elton Basha Përgjegjës i zyrës së projekteve CEEPUS ose mund të konsultoni faqen e internetit https://keep.eu/projects/17509/Central-European-Exchange-P-EN/

 

Projektet Horizon 2020

Projektet Horizon 2020 Financohen nga Komisioni Evropian dhe synojnë nxitjen e bashkëpunimit të kërkuesve në universitete dhe qendra kërkimore në të gjithë Evropën dhe më gjerë për rritjen e cilësisë së kërkimit në nivelet më të larta. Nëpërmjet bashkëpunimit të qendrave të ndryshme kërkimore synohet të rritet cilësia e kërkimit në kufijtë e dijes aktuale.  Janë projekte me financim të lartë dhe njëkohësisht me kërkesa shumë të larta cilësore. Për më tepër informacion mund ti drejtoheni Zonjës Amalia Tola Përgjegjëse e zyrës së projekteve Horizon 2020 ose mund të konsultoni faqen e internetit https://ec.europa.eu/programmes/horizon2020/en/what-horizon-2020

 

Projektet e financuara nga Agjencisë Kombëtare e Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKKSHTI).

 

Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit dhe Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor 

Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit financohen nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Agjencisë Kombëtare e Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKKSHTI). Këto projekte kanë për synim të nxisin zhvillimin e kërkimit në Shqipëri. Projektet Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit financojnë kërkimin në fusha të ndryshme, ose edhe përmirësimin  infrastrukturës kërkimore t Institucioneve kërkimore Shqiptare. Për më tepër informacion mund ti drejtoheni Zonjës Romina Kote Përgjegjëse e zyrës së projekteve Kombëtare ose mund të konsultoni faqen e internetit http://nasri.gov.al/rreth-akkshi/

 

Projektet dypalëshe (Bilaterale)

Projektet dypalëshe kanë për synim të nxisin rritjen e bashkëpunimit të kërkuesve në qendrat Shqiptare të kërkimit me kërkues të vendeve të huaja. Këto projekte bazohen në memorandume q Qeveria Shqiptare ka lidhur me qeveritë e vendeve të tjera, si p.sj. Qeverinë Italiane, atë Austriake, Greke etj. Këto projekte mundësojnë bashkëpunimin e institucioneve Shqiptare me Institucione kërkimore të vendeve të tjera. Për më tepër informacion mund ti drejtoheni Zonjës Romina Kote Përgjegjëse e zyrës së projekteve Kombëtare ose mund të konsultoni faqen e internetit http://nasri.gov.al/rreth-akkshi/

TELEFONI
0689019105
EMAIL
elika@ubt.edu.al