Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Datat e sezonit plotësues të Janarit, Fakulteti i Shkencave Pyjore

Në mbështetje dhe në zbatim të Rregullores së Studimeve Universitare të UBT-së, Nenit 30 dhe Nenit 59 dhe Rregullores së Brendshme të Fakultetit të Shkencave Pyjore Nenit 25 pika 7, Nenit 26 pika 3 dhe Nenit 36 pika 6:

1. Datat e sezonit plotësues të provimeve të Janarit 2020, do të jenë 6, 8, 10 Janar 2020.

2. Kanë të drejtë të japin provime të mbartura (të viteve të mëparshëm akademik).

– studentët e sistemit të studimeve me kohë të plotë të kurseve të dyta dhe të treta Bachelor dhe kurseve të dyta Master Shkencor.

– studentet e sistemit të studimeve me kohë të pjesshme , për lëndët e vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt.

– studentët përsëritës të sistemit të studimeve me kohë të plotë të kurseve të treta Bachelor dhe kurseve të dyta Master Shkencor.

3. Studentët përsëritës të sistemit me kohë të plotë të viteve te para dhe të dyta nuk mund ta shfrytëzojnë këtë sezon plotësues provimesh .

4. Studentët e sistemit të studimeve me kohë të plotë të rregjistrohen paraprakisht për provimet në tre lëndët që dëshirojnë. Rregjistrimi bëhet në sistemin ESSE3 përmes llogarisë së tyre personale nga data 1 deri në 5 Janar 2020.

5. Studentët e sistemit të studimeve me kohë të pjeshshme të rregjistrohen paraprakisht në Zyrën e Informacionit dhe Karrierës të Fakultetit të Shkencave Pyjore deri në datën 24 Dhjetor 2019.

6. Studentët e parregjistruar paraprakisht humbasin të drejtën e futjes në provim në këto data

7. Provimet do të zhvillohen pas përfundimit të mësimit nga ana e pedagogeve përkatës.

Për zbatimin e këtij Urdhëri ngarkohen Përgjegjësit e Departamenteve të Pyjeve dhe
Industrisë së Drurit.

Kliko këtu: Urdhër për datat e sezonit plotësues Janar