Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Covid-19: Informacion nga UBT

Njoftime
Njoftime Pune
Newsletter
Covid-19: Informacion nga UBT
Testime Covid-19

Covid-19: Informacion nga UBT

Në mbështetje të urdhrit të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nr. 293, datë 29.09.2020, ju bëjmë me dije se viti akademik 2020-2021 në institucionet e arsimit të Lartë, si edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), fillon më datë 2 Nëntor 2020.

Nisur nga situata e pandemisë shkaktuar nga COVID-19, si edhe mbështetur në shkresën e MASR Nr. 5838/2, UBT ka ndërmarrë masat e nevojshme për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të efektshëm dhe në mbrojtje të shëndetit të studentëve, stafit akademikë dhe administrativ. Si rrjedhojë, procesi mësimor në UBT, do të zhvillohet vetëm online sipas orarit të miratuar nga Dekanati i Fakultetit respektiv. Theksojmë se gjatë 7 javëve të para të semestrit të parë (2020-2021) do të zhvillohet vetëm Leksione online.

Platforma online që do të përdoret është “Jitsi Meet” (https://meet.jit.si/). Për përdorimin e kësaj platforme si nga ana e Pedagogëve ashtu edhe e studentëve, është përpiluar një guidë e cila do të jetë e disponueshme nëpërmjet postës elektronike (email) dhe webit të UBT. Ju lutemi qëndroni aktiv në kontrollimin e e-mailit pasi nëpërmjet tij ju do të lidheni me pedagogët e lëndëve që do të zhvilloni mësim online.

Orarin mësimor, për vitin akademik 2020-2021, për secilin Fakultet mund ta gjeni si më poshtë:

Për çdo paqartësi në përdorimin e platformës “Jitsi Meet” mund të shkruani në adresen e e-mailit: support@ubt.edu.al

Ju urojmë një vit akademik sa më të mbarë!