Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Çertifikohet stafi i Qëndrës së Karrierës dhe Alumni

Në qershor të këtij viti UBT shënoi një tjetër sukses si një ndër institucionet arsimore me ambicie dhe pritshmëri të mëdha për cilësinë e mësimdhënies dhe kualifikimit të stafit të tij dhe që vijon të punojë fort në këtë drejtim. Kështu, u çertifikua stafi i Qendrës së Karrierës dhe Alumni (QKA) ndërkohë që projekti për trajnimin dhe çertifikimin e stafit të QKA u mundësua në bashkëpunim me RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe ambasadës zviceriane. Qendra e Karrierës dhe Alumni (QKA) në UBT është krijuar me asistencën e RisiAlbania që nga viti 2013 dhe një pjesë e stafit gëzon çertifikatën e “Global Carrer Development Facilitator” (GCDF). Qëllimi kryesor i QKA është informimi dhe orientimi i studentëve dhe alumni, e gjitha kjo në funksion të paraprirjes së një karriere të suksesshme.

Në ceremoninw e organizuar me rastin e çertifikimit tw qendrws, morën pjesë drejtues nga Universiteti i Tiranës, Universiteti Aleksandër Moisiu – Durrës dhe Universiteti Luarasi.  I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Rektori I UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku.

Prof. Asoc. Dr. Dritan Laçi saktësoi se detyrat që QKA konsistojnë në krijimin e mundësive për studentë në kryerjen e intershipeve, pjesëmarrje në trajnime e konferenca, workshop-e apo seminare, lehtësimi i kontakteve me tregun e punës si dhe gjurmimi i ecurisë së tyre të mëtejshme. Gjithashtu QKA synon të sigurojë informacion dhe të orientojë studentët lidhur me trajnimet e ndryshme, bursat e studimit etj. QKA është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për jetësimin e çdo funksioni që ka në fokus zhvillimin e karrierës së studentëve të UBT.

Në vijim Laçi konfirmoi se eksperienca e kolegëve të tij, Mimoza Thomai (FShP), Majlinda Sallaku (FBU) si dhe dëshira e mirë e kolegëve të rinj si Agime Kërçuku (FEA), Erisa Mërturi (FMV) dhe Bledar Kuka (FBM), do ta bëjë këtë zyrë lider ne ofrimin e shërbimeve si QKA, krahasuar me të gjitha universitetet në Shqipëri.

Ndër të tjera, objektiv i QKA është konsiderimi si “brand” për nxënësit që zgjedhin të studiojnë në UBT, ku mund të marrin shërbime që garantojnë karrierë të suksesshme dhe ku alumni duhet ta konsiderojnë UBT si shtëpinë e ekspertëve të bujqësisë.