BURSA STUDIMI NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK MARCHE
Sekretariati i Përhershëm i Iniciativës Adriatik Jon ofron 10 bursa dyvjeçare, të cilat do t’u jepen studentëve për t’u regjistruar në një nga katër kurset e masterit.
Studimet do të zhvillohen në gjuhën angleze në Universitetin Politeknik Marche në degët:
- Ekonomi dhe tregti ndërkombëtare;
- Inxhinieri biomjekësore;
- Inxhinieri mjedisore dhe inovacion;
- Menaxhimi i ushqimit dhe pijeve.
Në mënyrë që aplikimi të jetë i vlefshëm, duhet të ngarkoni në linkun e mëposhtëm dokumentet si vijojnë:
- Dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë);
- Curriculum vita;
- Letër motivuese;
- Lista e notave;
- Certifikatë e gjuhës angleze;
- Certifikata e ciklit të parë të studimeve;
- Letër referencë
Detaje të tjera në lidhje me universitetin dhe mundësinë e aplikimit i gjeni në link e mëposhtëm:
https://univpm.elixforms.it/rwe2/module_preview.jsp?MODULE_TAG=Relazioni_int_iscr