Bursa studimi në Hungari
Në zbatim të programit të bashkëpunimit me Hungarinë në fushën e arsimit dhe shkencës, Qeveria e Hungarisë, përmes Fondacionit Publik Tempus ju bën thirrje të aplikoni në programin e bursave shtetërore për vitin akademik 2022-2023.
Programet e studimit të ofruara nga pala hungareze përfshijnë studime universitare sipas kategorive të ndara si më poshtë:
- Studime me kohë të pjesshme në nivelin Bachelor / Master / doktoraturë (1-2 semestra)
- Studime të plota në nivelin Bachelor (2-4 vite) / Master (1.5-2 vite/ Master i integruar.
- Studime Doktorale PHD, program i plotë (2+2 vite akademike)
- Kurse përgatitore dhe specializimi me kohë të plotë (deri në 2 vite)
Afati i fundit i aplikimit online në faqen web të Fondacionit Publik Tempus për këto bursa studimi është data 15 janar 2022 www.apply.stipendiumhungaricum.hu.
Për një informacion më të detajuar ju lutem klikoni
http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/Njoftim_bursat-hungareze_Stipendium-Hungaricum_18-nentor-2021.pdf