Bursa shkëmbimi Erasmus+ në Pragë, Çeki
Universiteti Bujqësor i Tiranës, në kuadër të programit Erasmus+, ofron mundësinë për 5 bursa studentore për të zhvilluar një periudhë mobiliteti në Universitetin e Shkencave të Jetës, Pragë.
Dokumentët për të marrë pjesë në aplikim janë:
- CV në formatin Europass
- Letër Motivimi në gjuhën angleze
- Listë notash në gjuhën angleze
- Kopje e Pasaportës
- Learning Agreement (formatin e gjeni në dokumentin bashkëngjitur)
Afati i dorëzimit të dokumenteve ështe 8 Dhjetor 2021, në adresën esherko@ubt.edu.al dhe ezhllima@ubt.edu.al
Për të marrë më shumë informacion klikoni në dokumentin bashkëngjitur:
Erasmus+ ICM Call for applications to study in the Czech Republic_Albania