Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Bursa shkëmbimi Erasmus+ në Katowice, Poloni

Universiteti Bujqësor i Tiranës, në kuadër të programit Erasmus+, njofton studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit të aplikojnë për 1 bursë studentore për të zhvilluar një periudhë mobiliteti në Universitetin e Ekonomisë në Katowice, Poloni.

Dokumentët për të marrë pjesë në aplikim janë:

  • CV në formatin Europass
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze
  • Listë notash në gjuhën angleze
  • Kopje e Pasaportës

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues, bazuar në dokumentacionin e dorëzuar dhe intervistat.

Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet deri më datë 29 Prill 2022 nëpërmjet email-it në adresën: esherko@ubt.edu.al

Bursa shkëmbimi Erasmus+ Katowice