Bursa shkëmbimi Erasmus+ në Cordoba, Spanjë
Në kuadër të projektit Erasmus + midis “Universiteti i Cordobes” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për Semestrin e dytë 2021-2022, në Cordoba, Spanjë.
Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.
Kuotat për këtë thirrje përfshijnë: 1 kuotë për studentë nga 5 muaj.
Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve spanjollë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Vërtetim nga Sekretaria Mësimore
- Lista e notave
- CV
- Letër motivimi
Afati i fundit për aplikim është: 26 Nëntor 2021
Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresat: esherko@ubt.edu.al ose scocoli@ubt.edu.al
Për më shumë informacion kontaktoni në adresën: esherko@ubt.edu.al , scocoli@ubt.edu.al , ose na vizitoni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor në UBT.