Bursa për kursin veror të gjuhës Çeke “Summer Schools of Slavonic Studiesin 2022”
Në kuadër të Programit “Summer Schools of Slavonic Studies in 2022” Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Çekisë ofron 2 (dy) bursa për pjesëmarrje në kurset verore të gjuhës çeke për studentët dhe mësuesit shqiptarë që kanë njohuri ose studiojnë gjuhën çeke.
Kurset do të zhvillohen për një periudhë 3-4 javore në nivelin fillestar, i mesëm dhe i avancuar në datat 23 Korrik-20 Gusht 2022 pranë Universitetit Masaryk në Brno dhe pranë Universitetit Charles në Pragë në datat 22 korrik – 19 gusht 2022.
Për një informacion më të detajuar për formularin e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, ju lutemi referojuni informacionit sipas linkut të mëposhtëm: https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/837-not%C3%AB-verbale-e-Ambasad%C3%ABs-%C3%87eke-p%C3%ABr-Shkoll%C3%ABn-verore-2022.pdf