Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Bursa për kurse të gjuhës gjermane

Njoftim për kurse të gjuhës gjermane për studente/ë dhe staf akademik në Bavari gjatë verës 2021, përcjellë nga Instituti Gëte (Goethe) në Shqipëri.

 

Instituti Gëte (Goethe) në Shqipëri bën me dije se ofron bursat për kurse të gjuhës gjermane në Bavari të cilat përfshijnë tarifat e shkollimit, akomodimin dhe vaktet.  Në rast se kursi do te zhvillohet online atëherë njoftohet se do të mbulohet tarifa e tij.

Studentet/ët dhe akademikët e rinj të të gjitha disiplinave me njohje mesatare të gjuhës gjermane  (të paktën të nivelit B1) nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rusia, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina mund të aplikojnë për bursat e kurseve verore BAYHOST.

Në kohën e aplikimit, është e nevojshme që studentët të kenë përfunduar të paktën dy semestra të plotë në një institucion të arsimit të lartë duke paraqitur notat përkatëse.

Aplikantët duhet të dërgojnë të gjitha dokumentet përmes postës në BAYHOST jo më vonë se 23/03/2021 (data e marrjes).

Informacione të mëtejshme në lidhje me kurset verore dhe procesin e aplikimit janë në dispozicionin tuaj në faqen e internetit website dhe në Facebook BAYHOST facebook profile.

 

Vëmendje:

Për shkak të pandemisë së vazhdueshme është ende e paqartë se cilat kurse verore mund të zhvillohen në të vërtetë në universitetet bavareze në 2021. Ju lutemi aplikoni gjithsesi për një bursë në BAYHOST në kohë. Ndarja e bursave bëhet nga prilli deri në qershor në përputhje me kurset verore të disponueshme (në internet / në vend në Bavari). Nëse ka ndonjë vështirësi në dërgimin e aplikimit për bursë në BAYHOST (shkaktuar nga pandemia), ju lutemi të kontaktoni me doeppe@bayhost.de  sa më shpejt të jetë e mundur.