Bursa nga Universiteti Jaén për Kërkues Shkencor
Në kuadër të Programit Marie Sklodowska-Curie Actions MSCA, pjesë e Horizon Europe ju lutem gjeni si më poshtë ofertën Hosting nga Universiteti Jaén (Spanjë), të cilët mirëpresin kërkues shkencor, që planifikojnë të aplikojnë për Post Doktoraturë në Topic MSCA-IF-2021.
Aplikantët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre, letrën e motivimit dhe Përmbledhjen e propozimit të projektit (250 fjalë) tek mbikëqyrësi i propozimit të UJA.
Ju lutemi, merrni parasysh që vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat e aplikimit MSCA-IF 2021 sipas https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/how-to-participate/reference-documents;programCode=HORIZON do të konsiderohen për mbikëqyrjen e propozimit.
Për më shumë informacion si edhe për tu njohur me fushat e studimit ju lutem klikoni https://www.ujaen.es/servicios/ofipi/events/uja-marie-sklodowska-curie-individual-fellowships-if-hosting-offers-2021