Skip to Content

Webinar i Komisionit Evropian mbi financimin Lump Sum në Horizon Europe

2 nëntor 2026 by
Admin

Universiteti Bujqësor i Tiranës informon stafin akademik dhe kërkimor dhe të gjithë aplikantët e interesuar për Horizon Europe mbi webinarin e Komisionit Evropian:

“Lump Sum Funding in Horizon Europe: How does it work? How to write a proposal?”

Webinari do të zhvillohet më 12 nëntor 2026, ora 10:00–12:00 (CET, Brussels Time).

Aktiviteti u drejtohet aplikantëve dhe përfituesve që janë ose do të jenë të përfshirë në grante me financim Lump Sum dhe synon të ofrojë informacion mbi funksionimin e këtij modeli financimi dhe përgatitjen e projekt-propozimeve.

Data: 12 nëntor 2026

Ora: 10:00–12:00 CET

Formati: Online

Grupi i synuar: Aplikantë dhe përfitues të përfshirë ose që do të përfshihen në Lump Sum Grants

Regjistrimi: Nuk kërkohet

Faqja zyrtare e aktivitetit – Komisioni Evropian