Designed and built with care, filled with creative elements

Top

Përshkrimi i Bibliotekës

Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti” ka një histori të përbashkët me atë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Është krijuar në vitin 1951, përkrah auditorëve dhe laboratorëve të Institutit të Lartë Bujqësor të Tiranës – ILB (sot Universiteti Bujqësor i Tiranës – UBT).

Misioni i saj është zhvillimi i shërbimeve të informacionit, novatore dhe me cilësi të lartë; i burimeve të informacionit dhe mjediseve për të mbështetur kërkimin shkencor, të mësuarit dhe mësimdhënien e Universitetit; mbështetja e studentëve, stafit akademik dhe specialistëve të fushave të bujqësisë në avancimin e tyre drejt botës së dijeve.

Roli i saj u rrit edhe më shumë pas vitit 1973 kur ajo mori atributet e Bibliotekës Shkencore

Në vitin 1975 biblioteka vendoset në ambientet e Pallatit të ri të Kulturës dhe merr fizionominë e plotë të një institucioni me standarde unike.

Realizonte marrëdhënie shkëmbimi dhe huazimi me 132 institucione shkencore dhe 32 biblioteka të huaja.

Ndër vite kjo bibliotekë u bë ndër bibliotekat më në zë për pasurimin e fondeve, duke u vlerësuar ndër bibliotekat më të rëndësishme në Ballkan për llojin e vet. Nga 136 volume në vitin 1951 arriti në mbi 250 mijë volume në vitin 1997.

 

1951         136      volume            1955     27.890    volume

1955     27.890    volume             1959     41.260    volume

1975     72.820    volume             1976     80.000    volume

1986   115.000     volume              1997   250.000     volume

 

Në marsin e vitit 1997 turma të papërgjegjshme, i vunë flakën dhe dogjën tërësisht fondin e bibliotekës duke kthyer në shkrumb e hi vlera të pallogaritëshme të një pune 40-vjeçare.

Vitet pas ’97-ës i kanë fshirë gjurmët e dhimbshme të djegieve e shkatërrimeve.

Në vitin 1999 u krye rikonstruksioni me financimin e Qeverisë Shqiptare, të fondacioneve, shoqatave, personave privatë, bibliotekave brenda e jashtë vendit etj. U bë e mundur që Biblioteka e Universitetit Bujqësor t’i kthehet normalitetit. Organizimi dhe funksionimi i saj është ndërtuar në përputhje me objektivat arsimore e studimore të Universitetit.

Më 24. 04. 2015, Biblioteka Shkencore merr emrin e akademikut të shquar, Prof. Dr. Mentor Përmeti. Biblioteka ka aktualisht një fond prej mbi 20.000 libra dhe rreth 10.000 volume periodike. Organizon shërbim ndërbibliotekar me vende të ndryshme të botës. Ofron shërbim për komunitetin e studentëve të UBT, për stafin akademik dhe administrativ, si dhe për kërkuesit shkencor në fushën e bujqësisë. Gjithashtu, organizon ekspozita të ndryshme, aktivitete me studentët, përkujton studiuesit dhe akademikët e fushës së bujqësisë, etj.

Aktivitete nga bibloteka 

Burime elektronike