Bibliografi online
Mentor Përmeti – Bibliografia online
Midis shërbimeve të tjera që ofron Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti” – UBT, një risi e kohës, është edhe hartimi i bibliografive online për kërkuesit shkencorë.
Sigurisht, e para bibliografi online, e hartuar nga specialistet e bibliotekës sonë, ishte ajo e Akademikut Prof. Dr. Mentor Përmeti. Puna kërkuese dhe hulumtuese për hartimin e bibliografisë u finalizua në Jubileun e 100-vjetorit të lindjes së Profesorit.
Kjo bibliografi na njeh me aktivitetin e gjatë kërkimor dhe botues ndër vite të Akademikut të madh, si dhe iu vjen në ndihmë studiuesve dhe kërkuesve shkencorë të fushës së bujqësisë.
Duke qenë në formatin online, bibliografia mundëson dhënien e informacionit “kudo” dhe “kurdo”.
Përgatitja e kësaj bibliografie ishte vetëm fillimi i një proçesi që do të vazhdojë me hartimin e bibliografive online të figurave të shquara të Universitetit Bujqësor dhe të kërkimit shkencor.
Për t’u njohur me veprimtarinë shkencore dhe botuese të Akademik Prof. Dr. Mentor Përmeti, klikoni: