Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

BASHKËPUNIMI KOMBËTAR & Nderkombetar

‣BASHKËPUNIMI KOMBËTAR

DEP si pjesë e strukturës së UBT-s, ka bashkëpunuar me një sërë institucionesh në nivel kombëtar. Ky bashkëpunim ka patur në fokus kontributin e DEP në zhvillimin e sektorit të Pyjeve si dhe zgjerimin e tregut të punës. Kjo sepse këto institucione janë edhe punëdhënësit kryesorë të studentëve që mbarojnë studimet në këtë departament. Po kështu DEP ka bashkëpunuar edhe me instutcione jo publike që mbështesin zhvilli-min e sektorit të pyjeve në vend. Ky bashkëpunim ka qënë në kuadër të trajnimeve, reformës institucionale, përmirsimit të kuadrit ligjor në fushën e pyjeve dhe kryerjen e studimeve me problematika të ndryshme si: energjia nga biomasa dhe efiçenca energjitike, siguria në punë në sektorin e pyjeve, etj. Më konkretisht institucionet publike dhe jo publike me të cilat ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë  DEP janë:

Institucionet Publike

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Agjensia Kombëtare e Mjedisit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura, Drejtoritë e Pyjeve në Bashki, etj.

Institucione jo publike

Banka Botërore, SNV/CNVP, Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, Federatat Rajonale të Pyjeve dhe Kullotave, OJF të fushës së pyjeve e mjedisit.

 

‣BASHKËPUNIMI NDERKOMBËTAR

Rritja e autoritetit të institucionit ka ardhur edhe nëpërmjet pjesmarrjes së DEP në një sërë projektesh ndër-kombëtare me institucione të rëndësishme. Ky bashkëpunim ndër vite ka bërë që ky institucion të rrisë autoritetin e tij në nivel ndërkombëtar, duke ofruar bashkëpunimin dhe kontributin në një sërë projektesh, në fusha të ndryshme të kërkimit në Pyje. Disa nga institucionet me të cilat DEP ka patur bashkëpunim janë:

Bashkëpunimi në Nivel Botëror dhe Europian: IUFRO, FAO, EFI, Bashkimi Europian (IPA dhe COST), Universiteti Goettingenit, Eberswaldes dhe Freiburgut-Gjermani, Universiteti Firenzes, Barit dhe i Viterbos-Itali, Universiteti Nancy-France, Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik (DAAD).

Bashkëpunimi në nivel Ballkanik: Universiteti Selanikut-Greqi, Universiteti Sarajevës-Bosnjë Hercegovinë, Universiteti Beogradit-Serbi, Instituti Kërkimeve Pyjore Slloveni, Instituti Kërkimeve Pyjore-Kroaci, Fakulteti i Pyjeve – Kroaci, Fakulteti i Pyjeve të Stambollit – Turqi.