Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Bardhyl Ceku

Ka përfunduar Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, në profilin ekonomist për tregtinë në vitin 1977. Deri në vitin 1981 ka qenë pedagog i jashtëm në katedrën e tregtisë. Në vitet 1981-1983 ka kryer kursin e tregtisë së jashtme pranë Fakultetit të Ekonomisë. Në vitin 1986 ka mbrojtur doktoraturën në lëmin e studimit të tregut për mallrat e konsumit. Në vitin 1992 ka fituar titullin “Docent”, ndërsa në vitin 1994 titullin “Profesor”.

Ka bërë specializime në lëmin e marketingut në Universitetin “Pierre Mendès France” Grenoble (Francë), në Universitetin e Nebraskës-Linkoln (SHBA), në Universitetin e Anzherit (Francë) dhe në Universitetin e Venecias (Itali). Ka zhvilluar takime për shkëmbim eksperience në disa Universitete, si në Austri, Britaninë e Madhe, Bullgari, Çeki, Egjipt, Gjermani, Greqi, Hungari, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Moldavi, Poloni, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Tunizi e Turqi. Në disa nga universitetet në këto vende ka dhënë apo jep mësim si pedagog i ftuar. Ka qenë dhe është anëtar ose këshilltar i disa organizatave qeveritare apo joqeveritare. Është autor i dhjetëra teksteve, monografive dhe artikujve shkencorë si dhe pjesëmarrës në disa studime. Është President i Qendrës së Studimeve mbi Zhvillimin Ndërkombëtar të Ndryshimeve Ekonomike e Sociale (CEDIMES) për Shqipërinë, me seli Paris.

Rruga e Kavajës, Pallati 165,

Hyrja 2, Ap. 26

Tiranë, Albania

 

++355 069 20 94 133

bardhi.ceku@gmail.com