Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Banka e Shqipërisë hap konkursin “Çmimi I guvernatorit për diplomën më të mirë 2021”

Banka e Shqipërisë ashtu si çdo vit, ka hapur konkursin “Çmimi i guvernatorit për diplomën më të mirë 2021’’. Në këtë konkurs BSH fton të gjithë studentët të diplomuar brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës tetor 2020- shtator 2021, të konkurojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar etj.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, periudha e vështirë që po lëmë pas si dhe përqendrimi i politikave ekonomike tek rigjallërimi i ekonomisë nga ndikimet e pandemisë Covid 19, do të përbënin një interes të shtuar për trajtime shkencore në këto çështje.

Si çdo vit, përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga komisioni i posaçëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë për këtë qëllim.

Afati i fundit i dorëzimit të punimeve është data 31 tetor 2021.

Për fituesit do të ndahen çmimet përkatëse si më poshtë:

Çmimi i parë    250 000 lekë

Çmimi i dytë     200 000 lekë

Çmimi i tretë    150 000 lekë

 

Për më shumë informacione, klikoni në www.bankofalbania.org