Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Aktivitetet e Zhvilluara nga Biblioteka

Struktura e Bibliotekës
Shërbimet e ofruara
Aktivitetet e zhvilluara nga Biblioteka
Bibliografi online
Burime elektronike
Katalogu Online
Platforma LNSS Western Balkans Albania

AKTIVITETE

 

Më 24.04.2015 Biblioteka Shkencore merr emrin e Akademikut Mentor Përmeti

Ceremonia u zhvillua në ambjentet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit Bujqësor. Nga të pranishmit në ceremoni, u vunë në pah vlerat shkencore dhe intelektuale të Akademikut Mentor Përmeti. Lindi në Tiranë, më 20/12/1920. Studimet e larta i kreu në Sofje të Bullgarisë. Zv. Ministër i Bujqësisë; Zv. Rektor dhe Rektor i ILB (sot UBT). Themelues i shkencës së Përmirësimit Gjenetik në Shqipëri. Autor i një sërë librash, teksteve universitare,monografive si dhe shumë artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Kryeredaktori i parë i Buletinit të Shkencave Bujqësore.

Më pas u zbulua pllakati me emrin e tij, në hyrje të Bibliotekës

 

Pamje nga ceremonia e dhënies së emrit: Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti”

EKSPOZITA

 

  • Udhëtimi shkencor i Akademikut Mentor Përmeti

Në Bibliotekën e UBT-së më datë 10 dhjetor 2015, me rastin e 95-vjetorit të lindjes së akademikut Mentor Përmeti, u çel ekspozita “Udhëtimi shkencor i akademikut Mentor Përmeti”.

Prezantimi i kësaj ekspozite nisi me numrin e parë të “Buletinit të Shkencave Bujqësore” të vitit 1962, ku profesori është dhe kryeredaktor i parë i kësaj reviste. Ekspozita vijoi me artikuj shkencorë të botuar në revistën “Bujqësia Socialiste”, shumë artikuj të botuar në përmbledhje konferencash të zhvilluara ndër vite. U prezantuan librat e profesorit si: “Tërfili Aleksandrin…”, “Gjenetika”, “Hasëllet e përzjera” etj. Falë ndihmës së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë bëmë të mundur nxjerrjen dhe digjitimin e disa shkrimeve në gazeta, duke filluar me artikullin e tij të parë për bujqësinë shqiptare në “Bashkimi”, 2 gusht 1953 e për të vijuar më tej. Nga kjo bibliotekë u ekspozuan edhe disa ekzemplarë. U ekspozua gjithashtu një koleksion i veçantë i gazetës “Dëshnica” me artikuj të akademikut. Një seksion të veçantë përbënë sendet personale të Mentor Përmetit të cilat iu dhuruan bibliotekës nga familja. Ekspozita qëndroi e hapur deri më 18 dhjetor.

  • 25 Maj 2016, në Bibliotekën Shkencore “Mentor Përmeti” u zhvillua vizita monitoruese e Albanian Erasmus+ Office. Qëllimi i kësaj vizite ishte: Prezantimi i Projektit LNSS dhe përcaktimi i rrugëve se si do të plotësohen objektivat e projektit.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësueset nga Zyra Erasmus+Albania, punonjës të Bibliotekës Shkencore “Mentor Përmeti”, përfaqësues nga Universiteti “Fan Noli” i Korçës, studentë të Universitetit, etj.

  • 65 vjet rrugëtim nëpër dije

 

1 Nëntor 2016, në kuadrin e festimeve për 65-vjetorin e krijimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, edhe Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti” u bë pjesë e aktiviteteve të organizuara në këtë ditë, me ekspozitën me titull “65 vjet rrugëtim nëpër dije”. Në këtë ekspozitë u prezantuan tekste të pedagogëve të universitetit tonë,  nga krijimi i tij dhe deri sot. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte promovimi i punës shkencore të kryer ndër vite nga profesorët e Universitetit Bujqësor, si dhe njohja e brezit të ri me emrat e shquar dhe punë e tyre shumëvjeçare.

Ekspozita qëndroi e hapur për një javë në ambientet e bibliotekës, dhe pati interes të madh nga komuniteti i studentëve dhe pedagogëve.

 

  • Botime retrospektive 1899 – 1940

Në këtë ekspozitë u prezantuan librat më të vjetër të bibliotekës sonë, nga viti 1899 – 1940. Kjo ekspozitë u çel më 24 Prill 2017 dhe, për shkak të interest të madh që u paraqit, qëndroi e hapur deri më 5 maj 2017.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Dhuroji një libër bibliotekës së universitetit tënd

 

Për të sensibilizuar komunitetin që e do librin dhe bibliotekën, si dhe për të pasuruar fondet e bibliotekës, në datat 6 Mars – 30 Prill 2017 u zhvillua një fushatë për mbledhjen e librave të dhuruar, me titull “Dhuroji një libër bibliotekës së universitetit tënd”. Nga ky aktivitet u dhuruan një numër i konsiderueshëm librash nga pedagogë, sudentë dhe ish-studentë të UBT, kërkues shkencorë, etj. Aktivitete të tilla kanë si synim afrimin e lexuesit me bibliotekën, librin dhe të lexuarit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Në Maj 2017, Forumi Ekonomik Studentor në bashkëpunim me Qendrën Filozofike Kuturore “Akropoli i Ri”, organizuan “Klubin Letrar Studentor”, në një nga sallat e Bibliotekës Shkencore “Mentor Përmeti” dhe me mbështetjen e stafit të bibliotekës. Nëpëmjet mbështetjes së këtyre aktiviteteve studentore, ne plotësojmë rolin e bibliotekës, si një vend, ku shkohet jo vetë pë studim, por edhe për aktivitete jashtëshkollore, argëtim dhe shlodhje.

 

  • Më 6 Korrik 2017, u organizua trajnimi me temë:

Capacity building of the AUT staff on information literacy – Ndërtimi i kapaciteteve të stafit të UBT në aftësimin në informacion”.

Synimi i këtij trajnimi ishte rritja e aftësimit në informacion për stafin e bibliotekës, si dhe për stafin ndihmës akademik dhe administrativ të Universitetit.

Trajnimi u organizua në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

  • 28 Shtator 2017, në sallat e Bibliotekës Shkencore “Mentor Përmeti” u organizua trajnimi me temë: “Transformimi i bibliotekës në një qendër fleksibël informacioni”. Punonjëse të bibliotekës bënë prezantimet e tyre në prani të pjesës tjerë të stafit të bibliotekës, stafit administrativ të UBT, studentëve si dhe të ftuarve nga bibliotekat e tjera universitare të vendit. Prezantimet kishin të bënin me punën dhe proëeset e përditshme në Bibliotekë, të rejat më të fundit të fushën e Bibliotekonomisë, si dhe sfidat e së ardhmes për bibliotekat. Më pas u kalua në diskutime dhe u shkëmbyen eksperienca midis kolegësh. Theksi u vu tek përpjekjet që duhet të bëjë stafi i bibliotekave, për të ecur me hapin e kohës.

  • 17 Nëntor 2017 Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti”, në kuadër të projektit Erasmus+ LNSS (Library Network Support Services), organizoi “Dita Kombëtare e Vëmendjes ndaj Bibliotekave – Library National Awareness Day LNAD. Synimi i këtij aktiviteti ishte krijimi i një dite të caktuar për ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe institucioneve shtetërore për rolin e rëndësishëm që kanë bibliotekat në ditët e sotme, si burime të sigurta të informacionit për nxënësit, studentët, stafet akademike dhe specialistët e fushave të ndryshme, në avancimin e tyre drejt botës së dijeve.

Aktiviteti u organizua  në Pallatin e Kongreseve – Tiranë.

Nismëtare në këtë aktivitet ishte Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti”- UBT.  Iu bashkuan këtij aktiviteti edhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Biblioteka e Kryeministrisë, Biblioteka e Universitetit të Arteve, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare  e Kosovës dhe biblioteka të tjera të vendit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • 22 Shkurt 2018, në kuadër të Projektit Erasmus+ LNSS (Library Network Support Services), në mjediset e UBT, u zhvillua trajnimi pilot i modulit: “Essential management and transferable skills for librarians and library staff”. Të pranishëm ishin edhe partnerët e projektit Eleftheria Alefandinou, Gerry Cullen and Margret Schäfer.

  • 26 Mars 2018, në kuadër të Projektit Erasmus+ LNSS (Library Network Support Services), në mjediset e UBT, u zhvillua trajnimi pilot i modulit “Marketing for Libraries”. Të pranishëm ishin edhe monitoruesit e projektit Angela Repanovici ( Transilvania University of Brasov, Romania) dhe Manolis Koukourakis (University of Crete, Greece).

  • Panairi i Karrierës 2018

13 Qershor 2018 u zhvillua Panairi i Karrierës në UBT. Edhe Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti” mori pjesë me stendën e saj në këtë panair. Pjesëmarrësit u njohën me aktivitetet dhe shërbimet që ofron biblioteka jonë, me katalogun online etj. Stenda jonë u vizitua me interes nga pjesëmarrësit në panair.

  • Nga 1-30 Prill 2019, Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti” e UBT, nis fushatën e dhurimit të librave, të titulluar: “Dhuro një libër sot, për brezat e studentëve që do të vijnë”. Në përfundim të fushatës, u dhuruan rreth 380 libra nga profesorë, studentë, ish-studentë, shtëpi botuese dhe dashamires te bibliotekës dhe librit.

  • 15 Maj 2019, Biblioteka Shkencore “Mentor Permeti” organizoi: “Dita Kombetare e Vëmendjes ndaj Bibliotekave” – Library National Awarenes Day (LNAD). Qellimi i ketij aktiviteti është afrimi i sa më studenteve dhe perdoruesve të tjerë prane bibliotekes, promovimi i shërbimeve bashkëkohore që ofron biblioteka jonë, si dhe thirrja për vëmendje nga eprorët, me qëllim që kjo bibliotekë të ecë me hapin e kohës.

Aktiviteti u mbajt në ambjentet e bibliotekës, si dhe ne Panairin VI të Karrierës në UBT. Stenda jonë në këtë panair u vizitua nga shumë studentë, pedagogë dhe pjesëtarë të firmave apo bizneseve pjesëmarrëse në panair.

  • 2 Tetor 2019, në Bibliotekën Shkencore “Mentor Përmeti” – UBT, u organizua një ceremoni e dhurimit të 130 titujve të librave nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Akademik Shaban Sinani, Sekretari Shkencor i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike; Akademik Neki Frashëri, Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, si dhe Dr. Albana Velianj, Shefe e Sektorit të Bibliotekës dhe Botimeve Shkencore.

Mysafirët u mikpritën nga Zv. rektori për Shkencën i UBT, Prof. Dr. Sulejman Sulçe, Shefe e Bibliotekës Shkencore “Mentor Përmeti” Renata Bardhi si dhe stafi i kësaj Biblioteke.

U shpreh falenderimi dhe mirënjohja për këtë dhurim me shumë rëndësi për bibliotekën tonë, i cili ishte vetëm fillimi i një bashkëpunimi të mëtejshëm.

Librat e dhuruar (rreth 460 libra) janë të fushave të ndryshme të studimit, janë botime shkencore të çertifikuara, që do tu shërbejnë më së miri komunitetit të studentëve të UBT, stafit akademik dhe administrativ, si dhe kërkuesve shkencorë të fushës së bujqësisë.

  • Vizitë Monitoruese Projektit LNSS (08 Janar 2020)

 

Në ambjentet e Bibliotekës Shkencore “Mentor Përmeti” – UBT, u zhvillua një vizitë monitoruese e Albanian Erasmus+ Office, në kuadër të Projektit  “Shërbimet e Mbështetjes së Rrjetit të Bibliotekave: Modernizimi i bibliotekave në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes zhvillimit të stafit dhe reformimit të shërbimeve bibliotekare.” (Library Network Support Services: Modernising libraries in Western Balkan countries through staff development and reforming library services

Viti i tret i projektit LNSS është mbyllur me suksese dhe dy patnerët Shqiptar UBT (Universiteti Bujqësor i Tiranës)dhe UNIKO (Universiteti i Korçës “Fan S. Noli”), kanë arritur objektivën e tij kryesor me sukses, modernizimi i bibliotekave, përmes zhvillimit të stafit dhe reformimit të shërbimeve bibliotekare. Bibliotekat e të dy universiteteve kanë ndërtuar shërbime sipas standarteve ndërkombëtare, dhe janë tashmë pjesë e sistemit të përbashkët të Bibliotekave të partnerëve Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

  • Nga 20-23 Janar 2020, në kuadër te Erasmus Mobility: “Albania librarians or professionals in scientific and technical information”, u zhvillua një trajnim me stafin e Bibliotekës Shkencore “Mentor Përmeti”. Përfaqësueset e Mediterranean Agronomic Institute of Montpellier, Cécile Adamolle dhe Rafaèle Sarrade, zhvilluan trajnimin, i cili kishte si synim:

 

– Si të kërkohet informacioni shkencor në Internet dhe në database online

– Si të gjenden libra, artikuj etj, në database të disiplinave të ndryshme

– Si të gjenden burime elektronike “open-access”

– Si të organizohen, menaxhohen, dhe shpërndahen rezultatet e kërkimit shkencor

– Si të menaxhohen referencat bibliografike.