Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Aida Bani

Agronome nga Universiteti Bujqesore i Tiranes AUT (1989) dhe Biokimiste nga Universiteti Alexander Xhuvani (2006), Doktor në shkencat Agro mjedisore nga Universiteti Bujqesore i Tiranes (2006) dhe Universiteti I Lorraine, Nancy, France (2009).

Aida Bani u rekrutua si pedagoge në Departamentin e Agro-mjedisit dhe Ekologjisë në kohën e hapjes së tij në 2001. Ajo zhvillon veprimtari mësimore në modulet: Peisazhet Parqet dhe Zonat e Mbrojtura; Trajtimi i Tokës dhe Mbetjeve; Menaxhimi i Peizazhit dhe Teknologjia GIS; Teknologjitë e Rehabilitimit të Tokës, Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura. Ajo kryen kërkimet shkencore në Departamentin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Laboratori i Tokës – Mjedisit  (LSE) në Universitetin e Lorraine (UL), Nancy, Francë.

Temat e saj kërkimore janë bio-gjeokimia e nikelit të mjediseve ultramafike, eko-fiziologjia e bimeve hyperaccumulatore te nikelit, agronomia e kulturave qe perdoren per ekstraktimin e nikelit te tokes, transporti i metaleve të rënda dhe fati në perberesit e ndryshem te mjedisit, sjellja gjeokimike e metaleve të rënda në mjedise të ndryshme,: Toke- liqene- laguna etj.

Ajo ka dhene mesim në University of Sofia (SU) dhe University of Lorraine (UL) në kuadër të projekteve Erasmus+ dhe ka partneritete me keto 2 Universitete dhe gjithashtu Boku University, Instituto de Investigaciones Agrobiológicas de Galicia, International Hellenic University etj.

Aktualisht ajo është Koordinatore e projektit Erasmus + University of Sofia (SU) dhe University of Lorraine (UL), anëtare e Komitetit të Menaxhimit në Cost action CA17133 circular City CA17133, kordinatore shkencore në projektin European Life-Agromine për Shqipërinë.

Prof. Aida Bani ka botuar 82 artikuj në revista shkencore te indeksuara ndërkombëtare , 2 kapituj librash (Springer) dhe një Udhërrëfyes. Ajo ka një indeks H 13 (Google scholar) me mbi 1100 citime.

Ajo është Koordinatore Rajonale e Shoqërisë Ndërkombëtare të Ekologjisë te Serpentinave  (ISES) dhe bashkë-organizatore e Konferencës Ndërkombëtare 2017 mbi Ekologjinë e Serpentinave në Shqipëri (ICSE e 9-të). Ajo ka qenë organizatore dhe prezantuese (92 prezantime) në shumë Konferenca Shkencore Ndërkombëtare. Ajo është Oponente për disa revista ndërkombëtare; Australian Journal of Botany; Albanian Journal of Agricultural Sciences (AJAS); Periodico di Mineralogia: International Journal of Phytoremediation: Ecological Research: Geochemical Exploration ect

Titulli

Prof. Dr. Aida Bani

 

DEPARTAMENTI

Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

 

NDERTESA

Godina DMBN

 

Zyra

 

Email

Email: abani@ubt.edu.al