Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Administratori UBT

Senati I Akademik
Bordi I Administrimit
Organigrama

Edmond Tërthorja ka lindur në Shkodër në vitin 1978.

Në Mars 2001 mbaroi studimet universitare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fakultetin e Bujqësisë, Departamentin e Drejtimit të Agrobiznesit dhe mori titullin “Ekonomist Agrar”

Në Shkurt 2007 ai përfundoi programin e studimit master shkencor në “Zhvillim Rural” Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe mori diplomë master me temë “Roli i NVM-ve në Ekonominë Shqiptare” në Departamentin e Menaxhimit të Agrobiznesit.

Që nga maji 2018 – aktualisht ai mban pozicionin e Administratorit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Aktivitetet dhe përgjegjësitë e tij të përditshme janë në përputhje me Ligjin Financiar të Republikës së Shqipërisë dhe me Ligjin për Arsimin e Lartë nr. 80/2015.

Nga Shkurti 2014 deri në Maj 2018, ai ka mbajtur pozicionin e Kryeinspektorit në Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin, Pyjet dhe Ujërat për rajonin e Shkodrës. Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore kishin të bënin me Organizimin, Planifikimin dhe Kontrollin e Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në rajonin e Shkodrës. Ai ishte gjithashtu përgjegjës për zbatimin e ligjit dhe kuadrit rregullator, në fushën e mjedisit pyjeve dhe ujërave, në këtë rajon.

Nga Nëntori 2013 deri në Shkurt 2014 ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit në Agjencinë Rajonale për Mjedisin në rajonin e Shkodrës. Përgjegjësitë kryesore kishin të bënin me menaxhimin e mjedisit dhe zbatimin e ligjit të mjedisit dhe kuadrit rregullator në rajonin e Shkodrës.

Nga gushti 2003 deri në gusht 2013 ai ka punuar si Ekonomist në zyrën e kontabilitetit “ERIKLI” Sh.p.k në Tiranë. Aktivitetet e tij të përditshme kanë qënë konsulencë ekonomike, analiza financiare dhe përgatitja e regjistrave të kontabilitetit për bizneset private.

Ai ka ndjekur një numër trajnimesh profesionale në fushat e mjedisit, ruajtjes së pyjeve dhe menaxhimit të ujit. Për më tepër ai ka ndjekur disa kurse trajnimi për administratën publike dhe menaxhimin financiar. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në një numër diskutimesh në tryeza të rrumbullakëta dhe ka qenë një nga figurat kryesore në hartimin e strategjive për menaxhimin e mjedisit, ujit dhe ruajtjen e pyjeve në rajonin e Shkodrës.