Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Administrator FBM

Ramadan Mujollari
E-mail: : rmujollari@ubt.edu.al

 

 

 

FORMIMI AKADEMIK

Instituti Lartë Bujqësor 1984-1988, Dega Plan

KUALIFIKIME

  • Kam mbaruar kursin e plotë dhe jam pajisur me Deshmi “Kontabël i Miratuar“, pranë Ministrisë së Financave, Tetor 1999 ( 697 date 01.11.1999) dhe vazhdoj kurset kualifikuese të përvitshme për “Kontabël i Miratuar“ pranë Institutit të Kontabilistëve të Miratuar.
  • Kam mbaruar kursin e plotë per Llogaritë Publike dhe Audit (në gjuhën angleze) dhe jam pajisur me diplomë për “Llogaritë Publike dhe Audit“, pranë Ministrisë së Financave (Diplomë ndërkombëtare). Tetor 2003-Nentor 2006.
  • Kam mbaruar kursin e plotë dy javor për Programin “Financa 5“. Shtator 2006, (Deshmi).

 

EKSPERIENCA PROFESIONALE

1988-1992, Shef i Furnizim Shpërndarjes në ish ekonomi bujqësore Kolonjë.

Janar – Korrik 1993, Ekonomist Statistike pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit Ersekë Kolonjë.

Gusht 1993- Maj 1995, Inspektor Kontrolli pranë ish Degës së Policisë Financiare Ersekë  Kolonjë.

Qershor 1995- 1997, Inspektor Kontrolli pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të Doganave Tiranë.

Janar 1998-Mars 2005, Shef i Sektorit të Përgjithshëm në ish Institutin e Kërkimeve Biologjike, pranë Akademisë së Shkencave Tiranë.

Prill 2005-11 Maj 2008, Kryetar i Degës së Shërbimeve dhe Blerjeve në Universitetin e Tiranës, Rektorat.

12 Maj 2008 -27 Qershor 2012, aktivitet privat, Kontabël i Miratuar.

28 Qershor 2021 – 09 Maj 2018, Kancelar i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

10 Maj – 23 Korrik 2018, Përgjegjës i Sektorit të të Ardhurave në Drejtorinë e Financës dhe Kontabilitetit pranë UBT

24 Korrik 2018 – 03 Gusht 2021, Administratot i Fakultetit të Shkencave Pyjore.

04 Gusht e në vazhdim, Administrator i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.

 

PJESËMARRJE NË PROJEKTE KOMBËTARE

  • Organizator & General Manager në ”Konferencën Kombëtare për Zhvillimin e Shkencave Biologjike”, Instituti i Kërkimeve Biologjike, Akadamia e Shkencave, Mars 2001.
  • General Manager në Projektet Kombëtare për KZH, Instituti i Kërkimeve Biologjike, Akadamia e Shkencave, 2002-Mars 2005.
  • General Manager në Pojektin “Monitorimi i Florës së zonave të mbrojtura të bregdetit Adriatik”, Instituti i Kërkimeve Biologjike, Akadamia e Shkencave 2002-Mars 2005.
  • Anëtar i Grupit të vlerësimit të Projekteve Shkencore, për shkollat e larta në Universitetin e Tiranës, (Prill 2005-Prill 2008).
  • General Manager për Projektet e Bankës Botërore në Universitetin e Tiranës, viti 2007.
  • Ekspert ekonomiko – financiar për projektin kombëtar “Gjëndja aktuale e ullishtarisë dhe perspektiva e zhvillimit të saj për periudhen 2009-2020”, (Projekti Kombëtar i Ullirit”) Maj-Gusht 2009.

 

PJESËMARRJE NË AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE

  • Pjesmarrës në kursin dyjavor, në kuadër të Intereg II, University of Lecce, Department of Ecology, Lecce Itali, Maj 2001
  • General Manager në Projektin ”Për introduktimin e Kiwit në Shqipëri, në bashkëpunim me qëndrën ”Vitro Hellas”, Selanik, Greqi. 2001-2003
  • General Manager në Projektin ”Për hartimin e “Fjalorit shpjegues të termave të botanikës”, në bashkëpunim midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, 2001-2005

Shkarko CV e plotë