65 vjet rrugëtim nëpër dije
Në 1 Nëntor 2016, në kuadrin e festimeve për 65-vjetorin e krijimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, edhe Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti” u bë pjesë e aktiviteteve të organizuara në këtë ditë, me ekspozitën me titull “65 vjet rrugëtim nëpër dije”. Në këtë ekspozitë u prezantuan tekste të pedagogëve të universitetit tonë, të botuar qysh nga krijimi i tij dhe deri sot. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte promovimi i punës shkencore të kryer ndër vite nga profesorët e Universitetit Bujqësor, si dhe njohja e brezit të ri me emrat e shquar dhe punën e tyre shumëvjeçare.
Ekspozita qëndroi e hapur për një javë në ambientet e bibliotekës, dhe pati interes të madh nga komuniteti i studentëve dhe pedagogëve.