65 vjet rrugëtim nëpër dije
Në 1 Nëntor 2016, në kuadrin e festimeve për 65-vjetorin e krijimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, edhe Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti” u bë pjesë e aktiviteteve të organizuara në këtë ditë, me ekspozitën me titull “65 vjet rrugëtim nëpër dije”. Në këtë ekspozitë u prezantuan tekste të pedagogëve të universitetit tone, nga krijimi i tij dhe deri sot.
Ekspozita qëndroi e hapur për një javë në ambientet e bibliotekës, dhe pati interes të madh nga komuniteti i studentëve dhe pedagogëve.