3 BURSA PËR NË UNIVERSITETIN GEISENHEIM NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+ ICM
Në kuadër të projektit Erasmus+ ICM midis Universitetit Geisenheim, Gjermani dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për Shkëmbim Studentësh. Janë 3 bursa për një vit të plotë akademik, që fillon në mesin e Tetorit 2021 dhe përfundon në fund të Korrikut 2022.
Programet e studimit në nivelin Bachelor lidhen kryesisht me Hortikulturën, Arkitekturën e Peizazhit, Teknologjinë e Pijeve, Vitikulturën dhe Enologjinë, Logjistikën dhe Menaxhimin e Produkteve të Freskëta, Menaxhimin e Zinxhirit Ushqimor dhe Sigurinë Ushqimore. Këto programe studimi zhvillohen në gjuhën gjermane. Një program që ofrohet edhe në gjuhën angleze është ai i Biznesit Ndërkombëtar të Verës.
Thirrja për shkëmbim studentësh është e hapur edhe për programet Master i Shkencave.
Të interesuarit mund të gjejnë kurrikulat dhe silabuset këtu:
https://www.hs-geisenheim.de/en/studies/students/examination-administration/
Informacioni për Universitetin Geisenheim mund të gjendet këtu:
https://www.hs-geisenheim.de/en/studies/international/your-route-to-geisenheim/welcome-board/
Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve të cikleve Bachelor dhe MSc janë:
- Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti);
- Curriculum Vitae;
- Listë e përditësuar e notave;
- Letër Motivimi;
- Certifikatë zotërimi të gjuhës Gjermane (niveli B1) ose Angleze (niveli B2) varësisht nga program i zgjedhur*.
*Studentët që janë në vazhdim të kurseve të gjuhës gjermane dhe që kanë një certifikatë A2, mund ta paraqesin certifikatën B1 gjatë muajit Shtator.
Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një rankim paraprak i studentëve aplikues. Për vitin akademik 2021 – 2022 parashikohen 3 kuota. Bursa është 850 Euro/muaj plus shpenzimet e udhëtimit.
Dorëzimi dokumentacionit do të bëhet në adresën elektronike: esotiri@instant.al/ubttest.
Afati fundit për aplikim është: 1 KORRIK 2021.