VENDIM REKTORATI
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN E REKTORATIT NR 118, DATË 04.10.2021, “PËR ZBATIMIN E MASAVE DHE PARANDALIMIN E INFEKSIONIT COVID-19, PËR PERSONELIN AKADEMIK, NDIHMËS AKADEMIK, ADMINISTRATIV DHE STUDENTËT E UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS”
Në përputhje me ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të lartë në Republiken e Shqipërisë”, neni 3 dhe 40, Urdherit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nr.413, datë 24.09.2021, “Për marrjen e masave për parandalimin e infeksionit COVID-19, për personelin e Institucioneve Arsimore dhe Studentet” i ndryshuar me Urdherin nr. 413/1, date 27.09.2021,” Për një ndryshim në Urdhërin nr. 413, datë 24.09.2021, Për marrjen e masave për parandalimin e infeksionit COVID-19, për personelin e Institucioneve Arsimore dhe Studentët”, Urdhërit të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë, nr. 395, datë 06.10.2021, “Një ndryshim në Urdherin nr. 166, datë 17.06.2021, Për caktimin e datës së fillimi dhe mbarimit të vitit akademik 2021-2022 në Institucionet e Arsimit të Lartë”, shkresën e MASR-së nr. 5378, datë 01.10.2021 si dhe në Statutin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, nenet 16 dhe 23, Rektorati në mbledhjen e datës 08.10.2021,
VENDOSI:
1. Në mbështetje të Urdhërit të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë, nr. 395, date 06.10.2021 “Një ndryshim në Urdherin nr. 166, datë 17.06.2021, Për caktimin e datës së fillimit dhe mbarimit të vitit akademik 2021-2022 në Institucionet e Arsimit të Lartë, pikat 2, 3, 4 dhe 7 të Vendimit të Rektoratit me nr. 118, datë 04.10.2021, të ndryshojnë si më poshtë:
“Studentët e të gjitha cikleve të studimit që ndjekin procesin mësimor pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke filluar nga data 18.10. 2021, duhet të paraqesin Certifikaten e vaksinimit COVID–19 (fotokopje), Kartën e vaksinimit (fotokopje) ose paraqitjen cdo javë të testit PCR (fotokopje) të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative. “
“Stafi akademik, ndihmës akademik dhe administrativ duke filluar nga data 18.10.2021, duhet të paraqesin Certifikaten e vaksinimit COVID-19 (fotokopje), Kartën e vaksinimit (fotokopje) ose paraqitjen cdo jav të testit PCR (fotokopje) të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative.”
“Studentet dhe stafi akademik, ndihmës akademik dhe administrativ të cilët deri më datë 18.10.2021 kanë kryer vetem një dozë vaksinimi, duhet të sjellin vërtetimin përkatës.“
“Personeli ndihmës akademik i ngarkuar me detyrën e lartpërmendur, brenda datës 18.10.2021, hedh në format elektronik të dhenat e të gjithë studentëve që kanë paraqitur Certifikatat e vaksinimit COVID–19, Kartat e vaksinimit dhe vërtetimin për kryerjen e një doze të vaksinës, dhe ia përcjell këtë informacion me e-mail zyrtar personelit akademik të Departamentit përkatës. “
2. Ngarkohen Drejtuesit e njësive kryesore, administratorët e njësive kryesore dhe drejtuesit e njësive bazë, për zbatimin e këtij Vendimi.
3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Universitetit Bujqësor të Tiranës.