Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

10 Studentët afganë nisën sot studimet në UBT

10 studentë afganë nisën sot orët e para të leksioneve në sistemin Master në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit në UBT.  Të rinjtë afganë, kryesisht me origjinë nga Kabuli do të zhvillojnë në UBT studimet në Master Profesional “Teknologji të Avancuara në Hortikulturë”. Një mundësi e tillë për studentët afganë u krijua pas kërkesës së  “Qendrës Globale për Inovacion në Sistemet Ushqimore” (Global Center for Food Systems Innovation, GCFSI) pranë Universitetit të Miçiganit, SHBA.  Pas miratimit të UBT-së për  zhvillimin e studimeve në ciklin e dytë të Masterit Profesional 1-vjeçar “Teknologjitë e avancuara në Hortikulturë’’ të departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit, të rinjtë afganë nisën sot mësimin në gjuhën angleze. Për t’u uruar atyre suksese dhe mësim të mbarë në auditoret e këtij universiteti, ishin të pranishëm sot në ambientet e FBM-së, Rektori i UBT-së, dekani i FBM-së, zv/rektorë, profesorë e drejtues departamentesh.

Ashtu si edhe në takimet paraardhëse, Prof. Dr. F. Sallaku edhe sot u ofroi të rinjve e të rejave nga Afganistani të gjithë mbështetjen e nevojshme për t’ua bërë sa më të lehtë dhe komode periudhën e tyre të studimit në UBT.

Ky angazhim i UBT për kualifikimin e këtij grupi studentësh shërben si një pikënisje e një bashkëpunimi më të gjerë me Universitetin Shtetëror të Miçiganit, duke i hapur kështu rrugën një shkëmbimeve të personelit akademik, kërkimeve shkencore të përbashkëta dhe ngritjes së kapaciteteve në drejtim të transferimit të njohurive. UBT synon të shndërrohet në një qendër e prezencës akademike në rajonin e Ballkanit Perëndimor për Universitetin e Miçiganit dhe përfshirjes së Rajonit në programet e tij si Global Center for Food Systems Innovation (GCFSI), Gran Research and Innovation (GRI), etj.