Universiteti Bujqësor i Tiranës ka në strukturën e vetë dy zëvendësrektorë. Ata janë pjesë e rektoratit të UBT.

 

  • Zëvendësrektorët emërohen dhe shkarkohen nga Rektori pas miratimit të kandidaturave të propozuara prej tij në SENATIN Akademik.
  • Zëvendësrektorët duhet të mbajnë titullin akademik nga  kategoria “Profesor”.
  • Zëvendësrektorët kryejnë detyrat e përcaktuara në Urdhrin e Rektorit si dhe në mungesë dhe me porosi të tij nënshkruajnë aktet përkatëse.
  • Marrëdhëniet e zëvendësrektorëve me organet e tjera në Rektorat dhe në të gjithë Universitetin përcaktohen në Rregulloren e UBT.

 

Zëvendësrektor për shkencën: Prof. Dr. Sulejman SULÇE
Përgjegjësitë & Kompetencat:

Zëvendësrektori për shkencën ka këto detyra dhe kompetenca:

  • Ndjek dhe kontrollon ecurinë e zhvillimit të punës shkencore në nivel Universiteti (UBT).
  • Kontrollon punën për specializimet pasuniversitare afatgjata brenda dhe jashtë shtetit të punonjësve mësimorë-shkencorë të UBT-së
  • Ndjek bashkëpunimin shkencor të njësive të UBT-së me institucione kërkimore-shkencore, universitete të tjera (brenda dhe jashtë vendit), firma, ndërmarrje prodhimi etj.
  • Organizon dhe harmonizon kryerjen e studimeve për zhvillimin perspektiv të Universitetit Bujqësor të Tiranës në fushën e kërkimit dhe ia paraqet Rektorit.
  • I paraqet Rektorit projektet e mundshme lidhur me punën shkencore.
  • Përgatit në bashkëpunim me strukturat ndihmëse raportin e veprimtarise kërkimore të Universitetit dhe ja paraqet Senatit Akademik për miratim.

 

Zëvendësrektor për mësimin: Prof. As. Dr. Remzi KECO
Përgjegjësitë & Kompetencat:

Zëvendësrektori për mësimin ka këto detyra dhe kompetenca:

  • Organizon dhe kontrollon punën mësimore në nivel Universiteti (UBT)
  • Ndjek hartimin dhe zbatimin e planeve e të programeve mësimore për të tre ciklet e studimit (Bachelor, Master Shkencor, Master Porfesional, Master Ekzekutiv dhe Doktoratë) në fakultete dhe departamente.
  • Harton strukturën e vitit akademik për procesin mësimor në shkallë Universiteti dhe ia paraqet Rektorit për miratim.
  • Në bashkëpunim me njësitë kryesore të Universitetit i paraqet Rektoratit kuotat dhe kriteret e pranimit në ciklin e parë, të dytë dhe trete të studimeve.
  • Kontrollon dhe përgjithëson përvojën mësimore të fakulteteve dhe të UBT-së gjatë procesit mësimor.
  • Përgatit në bashkëpunim me strukturat ndihmëse raportin e veprimtarise mësimore-shkencore të Universitetit dhe ja paraqet  Senatit Akademik për miratim.

Projekte