Rektorati i UBT

Në referencë të Ligjit Nr. 80/2015 për “Arsimin e Lartë & Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën Shqipërisë” dhe STATUTIT TE UBT-së:

Rektorati:

    Rektorati është organ vendimarrës kolegjial. Drejtohet nga rektori dhe përbëhet nga rektori zëvendësrektorët, administratori i UBT-së dhe dekanët e fakulteteve
    Rektorat:

  •  Harton planin strategjik të zhvillimit të institucionit, mbështetur në propozimet e njësive bazë dhe kryesore të institucionit, si dhe ato të administratorëve.
  •  Vë në dispozicion infrastrukturën dhe shërbimin administrativ për mbarëvajtjen e organeve të universitetit.
  •  Realizon kontrolle periodike në njësitë e universitetit për përmbushjen e qëllimeve të tij, si dhe për zbatimin e akteve dhe legjislacionit ne fuqi.
  •  Marrëdhëniet e Rektoratit me organet e tjera të Universitetit si dhe detyrat e tjera përcaktohen në Rregulloren e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Rektor i UBT-së: Prof. Dr.Bahri MUSABELLIU

Rektori:

    Rektori zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët e UBT dhe dekretohet nga Presidenti i Republikës. Rektori është autoriteti më i lartë akademik i Universitetit dhe ka titullin “Profesor”.

  •  Është autoriteti më i lartë akademik i UBT-së, si dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare.
  •  Drejton SENATIN akademik dhe raporton para tij.
  •  I paraqet SENATIT planin strategjik të zhvillimit të institucionit.
  •  Është anëtar i konferencës së rektorëve të universiteteve shqiptare.
  •  Ka të drejtën të informohet nga autoritetet drejtuese të të gjitha njësive mbi vendimet dhe masat e marra prej tyre.
  •   Shfuqizon kryesisht apo me kërkesë të të interesuarit aktet e dekanit kur ato bien ndesh me kushtetutën, Ligjin Nr. 80/2015 për Arsimin e Lartë & Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë, STATUTIN, rregulloren dhe legjislacionin tjeter në fuqi
  • Lëshon diplomat e përfundimit të studimeve universitare dhe pasuniversitare, pa patur të drejtën e delegimit të firmës personave të tjerë
  • Nënshkruan kontratat e punës të personelit akademik dhe ndihmës akademik.
  • Jep leje për hyrjen e forcave të rendit në mjediset universitare dhe mund t’i thërrasë ato në rast nevoje.
  • Ka të drejtën e delegimit të firmës personave të tjerë vartës të tij. Në rast mungese i delegon kompetencat ose një pjesë të tyre zëvendësrektorëve.
  • Ngre komisione e grupe për çështje, studime e veprimtari të veçanta.
  • Emëron dekanët e fakulteteve, zëvendësrektorët si dhe përgjegjësit e zyrave.
  • Zgjidh në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjet mes dekanit dhe pergjegjesit te departamentit apo dhe mes dy dekanëve.
  •   Miraton masën disiplinore të përjashtimit të studentëve nga universiteti për rastet e parashikuara në rregulloret e fakulteteve.
  • I kërkon informacion bordit të administrimit për çështje të kompetencës së këtij organi.
  • Jep dhe miraton masat disiplinore për punonjësit, deri në largimin e tyre nga puna kur shkelen nenet e STATUTIT, të Kodit të Punës dhe Kodit të Etikës.
  • Miraton promovimet, dekorimet apo shpërblimet e punonjësve të Universitetit në përputhje me Legjislacionin e Republikës së Shqipërisë;
  • Lidh dhe zhvillon marrëdhënie kooperimi ne fushen akademike me persona dhe institucione brenda dhe jashtë vendit.
  • Ka detyrimin qe te koordinoje veprimtarite mes UBT_se, fakulteteve dhe departamenteve.

    Mandati i rektorit zgjat katër vjet dhe shërben në detyrë për një mandat, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Pas përfundimit të mandatit, ai vazhdon të jetë anëtar i personelit të njësisë bazë ku kryen veprimtarinë e tij akademike.

Projekte