INSTITUTI I RESURSEVE GJENETIKE TË BIMËVE (IRGJB)

Drejtori: Prof.Dr.Fetah ELEZI
Email:elezi_fetah@ubt.edu.al

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) organizon sistemin shtetëror të ruajtjes, mbrojtjes dhe trajtimit të materialit mbjellës gjenetik bimor.

Themelimi

Veprimtaria e Institutit tëResurseve Gjenetike të Bimëve është vazhdim i veprimtarisë së Bankës Gjenetike të krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.447 datë 3.9.1994, si pjesë përbërëse e Entit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.515, dt.19.07.2006, Banka Gjenetikekaloi në vartësi të Universitetit Bujqësor tëTiranës. Nëdt.30.01.2008, Senati i Universitetit Bujqësor tëTiranësvendosi krijimin e Qendrës Kërkimore Shkencore të Resurseve Gjenetike.

Në vitin 2008, Qendrës ju bashkua Stacioni i Pemëtarisë (Ish Instituti i Frutikulturës).
Në dt. 24.11.2015, Senati Akademik i Universitetit Bujqësor tëTiranës vendosi krijimin e Institutit të Resurseve Gjenetike te Bimëve.

Misioni
• Organizimin e grumbullimit, ruajtjes, rigjenerimin, studimin, vlerësimin dhe shkëmbimin e gjermoplasmës sëbimëve shqiptare.
• Promovimi i ruajtjes në fermë dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.
• Mbrojtja e bimësisë spontane me vlerë për ushqim në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.

Funksionet dhe detyrat kryesore të IRGJB-s janë:

1. Organizon grumbullimin dhe koleksionimin e gjermoplazmës bimore të vendit me anë të ekspeditave apo rrugëve të tjera.
2. Merr në ruajtje gjermoplazmën që i përket “koleksionit bazë” dhe “ koleksionit aktiv” të institucioneve kërkimore shkencore.
3. Ruan gjermoplazmën sipas rastit me afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë.
4. Ruan gjermoplazmën “ex-situ”, “in-vivo” (koleksionet fushore) dhe “ in-vitro” .
5. Studion, karakterizon dhe vlerëson materialin e koleksionuar për treguesit morfologjik, gjenetik, biologjik dhe kimik.
6. Shumëzon dhe përtërin materialin bimor të koleksionuar.
7. Organizon evidencimin, informatizimin dhe publikimin e të dhënave për resurset gjenetike që disponon.
8. Është qendër kombëtare për dokumentimin resurseve gjenetike të bimëve dhe mban Inventarin Kombëtar.
9. Organizon këmbimin e farërave dhe informacionin (falas) me institucionet e tjera shkencore brenda dhe jashtë vendit.
10. Për problemet metodike dhe veprimtaritë shkencore të resurseve gjenetike të bimëve kryen rolin e koordinatorit me institucionet e tjera shkencore të vendit që kryejnë veprimtari në këtë fushë.
11. Mban lidhje dhe bashkëpunon me IPGR (FAO); ECPGR, EURISCO dhe me institucione të tjera homologe jashtë vendit.
12. Koordinimi i aktiviteteve për kërkim dhe zhvillim për resurset gjenetike me institucionet qendrore dhe me projektet rajonale.
13. Formimi universitar, kryesisht në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve dhe trajnime e kualifikime të kërkuesve të rinj.
Infrastruktura e IRGJB
• Laboratori i pranimit dhe përpunimit të gjermoplazmës.
• Laboratori i karakterizimit dhe vlerësimit të gjermoplazmës.
• Laboratori i ruajtjes afat-gjatë e koleksionit bazë në -20°C për mbi 50 vjet.
• Laboratori “in vitro”, për ruajtjen afat-shkurtër.
• Laboratori i koleksionit aktiv, për ruajtjen e koleksionit në 0-5°C dhe me afat deri në 10 vjet.
• Parcela prej 10 ha ne Valias.
• Sera me sipërfaqe prej 540 m2 ne Valias.
• Koleksioni fushor i drufrutorëve në Valias,përbëhet kryesisht nga speciet e varietetet vendit.
Struktura
Instituti ka në përbërje tre Grupe Kërkimore Shkencore:
1. Grupi Kërkimor i Bimëve të Arave.
2. Grupi Kërkimor i Hortikulturës.
3. Grupi Kërkimor i Dokumentimit.
IRGJB ka në përbërje të tij 17 punonjës, nga të cilët:
• 11 staf akademik (Profesor 2, Profesor i Asociuar 4, Doktor i Shkencave 4, Master Shkencor 1)
• 6 punonjës jo mësimor.

Pranë IRGJB funksionon Këshilli Koordinativ për resurseve gjenetike të bimëve, i cili ka në përbërje përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës si dhe nga institucionet e tjera kërkimore dhe shoqatat që trajtojnë resurset gjenetike bimore. Ky këshill koordinon aktivitetet për resurset gjenetike në shkallë kombëtare.
Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve zhvillon veprimtari kërkimore-shkencore në bashkëpunim me institucione e kompani prodhuese, nëpërmjet projekteve për kërkim e zhvillim. IRGJB përfaqëson vendin në organizatat ndërkombëtare për resurset gjenetike te bimëve.

Na kontaktoni:
http://qrgj.org
Email:albgenebank@ubt.edu.al