Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhje në faqen zyrtare të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT).
UBT është universiteti më i vjetër në Shqipëri, themeluar më 1 Nëntor, 1951. UBT ka funksionuar filllimisht si Instituti i Lartë Shtetëror Bujqësor dhe më tej përgjatë historisë së funksionimit të tij, i është akorduar statusi i Universitetit.
UBT është një qendër unike e arsimit të lartë në Shqipëri. Si pjesë përbërëse e sistemit të arsimit të lartë, UBT ka një mision të trefishtë.
Misioni parësor i UBT është edukimi dhe arsimimi cilësor i studentëve. Këtë mision të shenjtë, UBT synon t’a realizojë duke përgatitur specialistë të aftë, për të qënë promotorë të ndryshimeve si brënda ashtu edhe jashtë vëndit.
Por, arsimimi dhe edukimi cilësor i studentëve do të ishte gati i pamundur pa kërkimin shkencor,
Të dy misionet e mësipërme nuk do të vlenin sa duhet nëse nuk bëhen pjesë e biznesit përmes trasnferimit të njohurive, që përbën dhe misionin tretë të UBT.
Studimet pranë UBT_së, ju mundësojnë studentëve tanë përgatitje dhe arsimim të thellë shkencor dhe profesional në fusha të tilla si; prodhim bimor, prodhim shtazor; hortikulturë; mbrojtje bimësh; akuakulturë dhe peshkim; agromjedis & mbrojtjen e tij; ekonomi agrare; politikat bujqësorezhvillim i integruar ruralmenaxhimi i ndërmarrjeve; marketingfinancë & kontabilitetiagroturizëm, bioteknollogji dhe ushqimindustri e pijeve; mbarështimi i pyjeve; industri e drurit; mjeksi veterinare & shëndet publiket, por mbi të gjitha, do t’ju ofrojnë studentëve me shumë mundësi për të qënë të qytetarë më të përgjegjshëm në shërbim të shoqërisë.
Arritja e qëllimeve të mësipërme, synohet të realizohet nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes së studentëve, stafit dhe njësive akademike të UBT_së në programe të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e bujqësisë dhe ushqimit.
Ju bëj me dije se UBT, aktualisht i është nënështruar procesit të akreditimit institucional, duke ju mundësuar të dipolomuarëve tanë më shumë shanse për pjesëmarrje aktive në procesin e integrimit evropian të vendit.

Shpresojmë që nëpërmjet informacionit që Ju do të gjeni në këtë faqe zyrtare të UBT_së, të kemi kontribuar sadopak drejtë interesave dhe nevojave Tuaja, për një informacion të domosdoshëm dhe mirë orientim Tuajin, në fushën e kurrikulave, planeve dhe programeve mësimore dhe jo vetëm, në dobi të familjarizimit me filozofinë e edukimit universitar.

 

Ju uroj suksese të gjithëve,

Prof. Dr. Bahri MUSABELLIU
Rektor

Projekte