avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit

HISTORIA E FAKULTETIT TË BIOTEKNOLOGJISË DHE USHQIMIT

Edukimi në Shkencat dhe Teknologji Ushqimore (ShTU) në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka filluar në vitet 1960, nëpërmjet disiplinave teknologjike, si:

  • Konservimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore,
  • Teknologjia e përpunimit tëfruta-perimeve,
  • Teknologjia e përpunimit tërrushit (Enologjia),
  • Teknologjia e përpunimit tëprodukteve blegtorale.

Pas viteve 1990, veç disiplinave tëmësiperme, u shtuan edhe disiplina tëtjera, si:

  • Teknologjia ushqimore
  • Kontrolli higjieno-sanitar i ushqimeve me origjinë blegtorale
  • Mikrobiologjia dhe bioteknologjia ushqimore

Këto disiplina u zhvilluan në departamente të UBT, pa përfillur këtu një numër disiplinash biologjike teorike e zbatuese, të lidhura ngushtë me shkencat dhe teknologjinë ushqimore. Programet mësimore kanë qenë të fokusuara në Industrinë e Agropërpunimit (IAP) dhe në transformimin e produkteve me origjinë bujqësore, pyjet dhe peshkimin. Modulet kryesore përmbanin njohuri shkencore për prodhimin e lendeve të para me origjinë bimore e shtazore, përpunimi pas korrjes, vjeljes, mjeljes, therrjes, transformimet e lëndëve të para në produkte ushqimore, ambalazhimi, ruajtja, shpërndarja dhe tregtimi i tyre. Me vonë u zhvilluan disiplinat shkencore në kuadër të zinxhirit ushqimor ku zbatohen teknologji të manipulimit, transformimit, të ruajtjes dhe sistemet e drejtimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.  

Pas vitit 1992, në Universitetin Bujqesor të Tiranës u krijuan kushtet për ristrukturimin e drejtimeve të diplomimit e të strukturave akademike për zhvillimin e shkencave dhe teknologjisë ushqimore dhe të veprimtarisë kërkimore shkencore në fushën e ushqimit.

Në vitin 1992, u krijua, fillimisht, Seksioni i TeknologjisëUshqimore, në varësi të Fakultetit të Agronomisë. Me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 138, datë 04.08.1998, pranë Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, krijohet "Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore" dhe Kursi i Studimit "Teknolog ushqimor", me kohëzgjatje 4,5 vjet. Për nevojat e zhvillimit tësektorëve tëspecializuar të industrisë ushqimore në kuadrin e sistemit agroushqimor dhe të sistemit të edukimit jouniversitar, me Urdhërin e Ministrit tëArsimit dhe Shkencës Nr.873, datë05.06.2001, u hap Kursi i Studimit: Teknologji Agroushqimore", me kohëzgjatje 3 vjet, me tre profile: “Teknologji ushqimore”, “Vreshtari-enologji” dhe “Konservimi i produkteve me origjinë bimore”

Në vitin akademik 2005-2006, pranë Departamentit të Teknologjisë Agroushqimore të Fakultetit të Bujqësisë, në kushtet e reja dhe në kuadrin e reformës nëarsimin e lartë në UBT, sipas sistemit 3+2, kurset e studimit 4,5 vjet në Teknologji ushqimore, u zhvilluan në 3 vjet studime në Inxhinieri Agroushqimore, me dy profilet: 

1.       Profili: Teknologji agroushqimore

2.       Profili: Vreshtari-enologji,

Emërtimi Inxhinieri agroushqimore, nëprofilin e Teknologjisëagroushqimore dhe tëVreshtari-enologjisë, tregon njëdrejtim nëShTU, qëshpreh nëthelb:

Karakterin modifikues të ushqimeve me origjinë bimore e shtazore, kontrollin dhe optimizimin e cilësisë në proceset teknologjike të krijimit, manipulimit, transformimit, ambalazhimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve ushqimore;

Garantimin e cilësisë së proceseve e të produkteve, me anën e zbatimit të sistemeve të sigurimit të cilësis ëdhe administrimit të saj.

Ligji Nr.9741, datë21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqiperisë”, miratoi sistemin e ri të arsimit tëlartë, riorganizimin e kërkimit shkencor të vendit dhe unifikimin e sistemit të edukimit të lartë me atë të kërkimit shkencor, në vitin akademik 2006-2007. Në bazë të tij, kursi i studimit në Inxhinieri Agroushqimore u emërtua “Cikli I i Studimeve-Bachelor” dhe u propozua i njejti kurs studimi per “Ciklin e II, Master i Shkencave në vitin akademik 2008-2009. Cikli i II i studimeve u plotësua më vonë edhe me programin e Masterit  Profesional “Cilësia dhe Siguria Ushqimore”. Ky ndryshim u shoqërua njekohesisht me ristrukturimin e departamentit të Teknologjisë Agroushqimore në “Departamenti i Bioteknologjisë Agroushqimore”.

Ne vitin 2014, Departamenti i Bioteknologjise Agroushqimore dhe Departamenti i Biologjise dhe Kimise u ristrukturuan ne tre departamente: Departamenti i Teknologjise Agroushqimore, Departamenti i Shkencave te Ushqimit dhe Bioteknologjise dhe Departamenti i Kimise, me synimin edhe të përgatitjes së specialiteve të lartë në drejtimet e Shkencave te ushqimit, te Sigurise ushqimore dhe Bioteknologjise ushqimore.

Institucione partnere