Administrator i Universitetit: Msc Ramadan Mujollari.

Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të institucionit. Ai është përfaqësues ligjor i institucionit të arsimit të lartë për çështjet financiare dhe administrative, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

Administratori kryen këto funksione:
* Harton projektbuxhetin vjetor, mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, mbështetur në planin strategjik të zhvillimit të universitetit dhe në planin buxhetor afatmesëm të tij.

* Propozon kriteret për administrimin e burimeve financiare dhe materiale, të cilat ia paraqet për miratim bordit të administrimit dhe mbikëqyr shpërndarjen e zbatimin e tyre.

* Ndjek dhe kontrollon zbatimin e buxhetit vjetor të universitetit dhe të strukturave varësisë së tij.

* Përgjigjet për veprimtarinë ekonomike dhe financiare të Universitetit, me përjashtim të kompetencave ekskluzive të Bordit të Administrimit

* Përfaqëson Universitetin si firmë e parë e deleguar nga Rektori në marrëdhëniet financiare me Bankën.

* Zbaton të gjitha vendimet e Bordit të Administrimit dhe të Senatit Akademik me karakter financiar dhe administrativ.

* I paraqet Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik raportin mbi veprimtarinë financiare të universitetit në përfundim të vitit akademik.

* Plotëson kërkesat e Rektorit, me qëllim përmbushjen e nevojave akademike, admistrative dhe financiare.

* Bashkëpunon me strukturat dhe autoritetet e tjera të universitetit për çështje të administrimit të përditshëm.

* Emëron dhe shkarkon administratorët e njësive kryesore dhe njësive bazë, pas miratimit të Bordit të Administrimit.

* Thërret në raport adminstratorët e fakulteteve dhe përgjegjësit e zyrave të shërbimit universitar.

* Shkarkon administratorin e njësisë kryesore dhe njësisë bazë me propozim të dekanit

* Organizon kryerjen e studimeve për zhvillimin perspektiv të Universitetit.

* Organizon dhe drejton kryerjen e veprimtarive për shërbimet ndaj të tretëve.

* Është kryetar i Autoritetit Kontraktor dhe i raporton Rektorit për ecurinë e procedurave të prokurimit.

* Eshtë direkt përgjegjës për performancën administrative dhe financiare të Universitetit dhe/ose njësive të tjera të tij.

Projekte