I. Për studentët e vitit të parë, ju bejmë me dije se:I. Për studentët e vitit të parë, ju bejmë me dije se:E drejta për tu trajtuar me bursë është në varësi të Bashkive dhe Njesive Bashkiake ne vendbanimet e tyre.

II. Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë, për vitin akademik 2017–2018 studentët e ciklit të parë të studimeve (viti II & III) si dhe viti (IV & V Fakulteti i Mjekesise Veterinare):

1. Përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kriterit ekonomik studentët në nevojë dhe konsiderohen të tillë sipas pikave të poshtëshënuara:
a) Vazhdojnë studimet në largësinë mbi 10 km nga vëndbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore;

b) Secili nga studentët i cili rezulton bashkëshort me fëmijë dhe kur familja e tij trajtohen me ndihmë ekonomike nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore;

c) Personat me aftësi të kufizuar të vërtetuar nga Komisjoni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues I pagesës së Aftësisë së Kufizuar.

2. Përfitojnë bursë brënda kuotave dhe sipas rezultateve të arritura studentët, që:
a) Janë regjistruar në vitin e parë të shkollës së lartë me notë mesatare maksimale e të gjitha viteve të arsimit të mesëm (përfshirë dhe rezultatet e provimeve të maturës shtetërore), lista e studëntëve të shkëlqyer hartohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve;

b) Për studentët e regjistruar në vitet pas të parit, notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota 10 e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha provimeve/detyrimeve të shlyera dhe të parashikuara për programin përkatës të studimit për vitet pararendëse. Këta student duhet të kenë shlyer të gjitha detyimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik paraardhës.

3. Jashtë kriterit ekonomik studentët që:
a) Kanë përfituar statusin e jetimit;

b) Kanë humbur kujdestarinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;

c) Studentë që janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;

d) Fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

4. Studentët nuk përfitojnë bursë apo humbasin të drejtën e përfitimit, në rast se:
a) Janë ndarë nga trungu familjar;

b) Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;

c) Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi;

d) Shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese;

e) Nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale të tij, të përcaktuar në aktin e hapjes së programit përkatës të studimit.

5. Dokumentacioni që duhet të dorëzoni:
a) Kerkesë me shkrim nga aplikanti (studenti) sipas formatit te miratuar nga Universiteti;

b) Deklarata ekonomike e kryefamiljarit sipas formatit te miratuar nga Universiteti;

c) Vërtetimi për motra/vëllezër që janë në shkolla dhe trajtohen me burse apo jo;

d) Fotokopje e kartes së identitetit;

e) Certifikatë Familjare;

f) Vëtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve nëse familja ushtron aktivitet privat;

g) Vërtetim nëse familjet u përkasin shtresave sociale në nevojë (sipas paragrafit II, pika 1, pikat a), b), dhe c).

Kujdes!

Të gjitha dokumentat duhet të jenë origjinale ose fotokopje e noterizuar, të firmosura nga titullarët e zyrave përkatëse, të qarta dhe vula të jete e lexueshme.Dokumentacioni (plotësimi i dosjes së aplikantit) duhet të dorëzohet brenda datës 08.12.2017.Dorëzimi i dokumentacionit bëhet çdo ditë pranë Sektorit të Pagave dhe Bursave nga ora 12.00 – 15.00.

Projekte